Sami ARIFI : Rrugë e pakthyer është or vëlla Liria…

 

Qiri në errësirë…

shpirti në vetmi!

Shpenzohen për ndriçim,

vetë tretën n‘amshim…

 

Shpërblehen me përjetësi…

dritë bëjnë për njerëzi!

Askush mos t‘i harrojë,

se s’fundi do‘t pësoje…

 

T‘kemi gjithmonë n’mendje…

për të mos gabuar!

Po s‘na shkojë mendja te ndriçuesit;

kemi për t‘u përvëluar…

 

Vuajtjet e atyre deri në amshim…

lehtësim i ndriçimit për t‘arritur n’qëllim!

 

Madhështinë e shpitit e krijon brendi…

për qetësinë shpirtërore është Liri jashtësia!

Çdo kah që bredhim sillemi rrotull kot…

harrojmë etritë tanë e’t mdhëruarin Zot!

Vetëm n’atdhe je i lirë te shtëpia…

rrugë e pakthyer është or vëlla Liria!