Sallatë verore, e lehtë dhe e shpëjtë për tu përgatitur, por edhe e pasur me vitamina

Gjatë ditëve të nxehta të verës shumë herë ndodhë që na humbë oreksi për të ngrënë specialitete, të cilat mund të jenë më të rënda. Një sallatë si kjo, mund të jetë zgjidhje ideale, për tu ndier i ngopur, porn ë të njejtën kohë edhe për tu ndier më mirë dhe më lehtë.

Përbërësit që na nevojiten:

Lakër iceberg

Kastravev

Domatina

Kubëza djathi

Fara mix për sallatë

Dhe kubëza buke të thatë

 

Të gjithë këta përbërës i bëjmë bashkë në një enë dhe në fund ia hedhim sosën, të cilën gjithashtu e kemi përgatitur vet në kushte shtëpie. Për përgatitijen e sosit na nevojiten:

2 lugë kos

1 lugë majonez

1 lugë uthull

Majdanoz i freskët

 

Pasi ta shtojmë sosin, përziejmë mirë dhe e servojmë për ngrënie.