Gjeni recetën e një sallate të ftohtë, mjaft të shishme dhe të lehtë për tu përgatitur dhe që shoqërohet me pothuajse cdo ushqim, si mishëra poashtu edhe brumëra.
Për këtë sallatë nevojiten:
1 kg speca të kuq
500gr karrota
3-4 thelpinjë hudhre
4 lugë të gjellës uthull
Kripë dhe majdanoz i freskët
Mënyra e përgatitjes:
Pastrojmë specat dhe karrotat dhe i bluajmë në makinë bluarëse. Pastaj në dy tigana që i vëmë në zjarr, hedhim vaj ulliri dhe i fërgojmë në vete specat, në vete karrotat. Pasi ta shohim se janë gati, i bëjmë bashkë në një enë tjetër, ku i hedhim kripën, uthullën, hudhrën dhe majdanozin. Gjithmonë mund ta provoni dhe të shtoni kripë sipas shijes, ose edhe ti shtoni hudhër nëse pëlqeni që dominimi i saj të jetë më i fortë, njejtë sic mund të bëni edhe me uthullën. I përziejmë mirë bashkë dhe i vendosim në kavanozë qelqi. Posa që masa të ftohet mjaftueshëm është e gatshmë për ngrënie.
Ju bëftë mirë!
















