Sallatë e ftohtë me patate dhe perime

Sallatë e ftohtë me patate dhe perime

Një sallatë e tillë është mjaft e përshtatshe të përgatitet për ditë feste, ndërsa shërbehet e ftohtë dhe shoqërohet me brusketa të ndryshme.

Përbbërësit për përgatitjen e kësaj sallatë janë:

500gr patate

1 sallami

200 gr misër

200 gr bizele

200 gr karrota të vogla

100 gr kastravec turshi

5 ve të ziera

Mustard, senf, ajkë kosi dhe kos

Kripë dhe piper i zi

Mënyra e përgatitjes:

Patatet i qërojmë dhe i ziejmë, por gjatë zierjes kemi kujdes në mënnyrë që të mos zihen shumë sepse pastaj marrinn formën e pires. Pasi të ziejnë i shpërlajmë me ujë të ftohtë dhe i presim. I hedhim në një enë, ku I hedhim të gjithë përbërësit e tjerë me rradhë. Natyrisht kastravecinn turshi e ngrijmë në copë të vogla dhe vezët e ziera i presim në pjesë të holla. Në fund I shtojmë 3 lugë mustardë, 3 lugë senf, 200ml ajkë kosi dhe 5 lugë kos, kripën dhe piperin dhe masën e përziejmë mirë që të homogjenizohet. E mbulojmë dhe e lëmë të ftohet tërësisht para se ta shërbejë.