Safet Sadiku: Këngë për ATDHEUN

Këngë për ATDHEUN

Atdheu
Është gjaku në damarë
Është djersa mbi plug dhe arë

Atdheu
Është hapi i nënës që pret
Është loti që hesht, por flet
Fjala Atdhe është me vlerë
Edhe Flamuri kur valon në erë

Atdhe
Janë fjalët që fliten me nder
Është guri i lashtë që qëndron
Është fjala «Arbër» që s’mbaron

Atdheun e nderon:
çdo punë me ndershmëri
çdo zemër që rreh me dashuri
Çdo këngë që lind në gurë
Çdo kujtim që s’vdes kurrë