Sa e vërtetë është foto e publikuar nga Flora Brovina?!

Një tjetër lajm shqetësues që filloi të qarkullonte gjatë orës së pasdites së djeshme, ishte se fotoja e publikuar nga deputetja e PDK-së Flora Brovina, të një gruaje që shihet tek dhunohet nga forcat ushtarake, nuk është e luftës në Kosovë.  Pas hulumtimeve që mediat kanë bërë, kanë kuptuar se kjo foto ngjanë me shumë të tjera që mund të gjenden online në një faqe pornografike të Irakut.

Lidhur me këtë pati reagime të ashpra nga deputetë e përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët kanë thënë se nëse vërtetohet se fotoja nuk i përket luftës në Kosovë, atëherë kjo do ti shkaktojë dëm të madh kauzës së Kosovës, për vërtetimin e gjenocidit serb në Kosovë.

Asaj i është kërkuar që të japë dorëheqje dhe të kërkojë falje publike për të gjithë tmerrin që ka ngjallur tek viktimat e dhunës seksuale me publikimin e kësaj foto.