Rrustemi: Lehtë gjenden paratë për mbajtjen e zgjedhjeve

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Adnan Rrustemi ka thënë se paratë për mbajtjen e zgjedhjeve gjenden lehtë, shkruan Insajderi.

Rrustemi ka thënë se është normale që KQZ mos të mos ketë buxhet të planifikuar për zgjedhje pasië ato janë të paparishikuara në kohë.

“Ndarja e buxhetit për zgjedhje është veprim tërësisht teknik. Për më tepër, këtë mund ta bëjë Kuvendi i Republikës së Kosovës, në seancë të rregullt apo të jashtëzakonshme e në procedurë të rregullt si përgjigje në kërkesën e KQZ-së për mjete financiare shtesë”, ka thënë ai.

Rrustemi nga VV ka shtuar se zgjedhjet nuk ndjekin buxhetin por buxheti zgjedhjet.Rrustemi nga VV ka shtuar se zgjedhjet nuk ndjekin buxhetin por buxheti zgjedhjet.