Rruga e qumështit, fotografuar nga fotografi Afrim Nevzadi në lartësi mbidetare 1948 metra

Nuk e dija se ekzistojnë orë të caktuara dhe emërtime të veçanta për nxjerrjen e fotografive në kohë të ndryshme. Falë fotografit Afrim Nevzadi e mësova. Isha mysafir i sesionit tij natyrorë për “rrugën e qumështit” të cilën Afrimi planifikonte ta regjistronte në aparat.

Rrap Liu

Koha prej perëndimit të diellit dhe deri në errësirë të plotë quhet “koha e kaltër” nga që fotot në këtë periudhë kohore dominohen nga ngjyra e kaltër, me përfundimin e kohës së kaltër fillon “koha e galaktikës”, pra kur yjet duken më qartë dhe rruga e qumështit duket edhe me sy të lirë.

Për të regjistruar foto kualitative të rrugës së qumështit, duhet të dominojë errësirë e plotë dhe lartësia mbidetare të jetë sa më e lartë.

Foto që kemi këtu janë të regjistruara në Qafë malin Klaus “Klausenpass” Kanton-i Glarus, Zvicër, lartësia mbidetare 1948 metra.

Fotot janë nga fotografi Afrim Nevzadi, brenda afatit kohor prej orës 23:00 deri në ora 02:00, sepse koha e galaktikës sipas kohës lokale në Zvicër fillon prej ora 21:51 dhe zgjat deri ora 04:00 të mëngjesit.

Për stafin e Prointegrës ishte hera e parë, përjetimi i një momenti të tillë, të cilin na e dhuroi fotografi Afrim Nevzadi.