Projekti i Fondit Shqiptar të Diasporës “Rrjetit i të Profesionistëve të Diasporës” tashmë ka filluar. Një platformë ku të gjithë profesionistë shqiptarë brenda dhe jashtë vendit do të takohen nivel profesional me qëllimin e përbashkët për të shkëmbyer informacionin dhe përvojën.
Kjo platformë synon të mbështesë e të nxisë transmetimin e të dhënave profesionale duke ofruar një urë lidhëse me kapacitetet e profesioneve të ndryshme në Diasporë me qëllim që të mbledhë dhe shkëmbejë informacione dhe përfshirjen e ekspertizës së anëtarëve të komuniteteve shqiptare në Diasporë dhe ti lidhë ato edhe me kërkesat e biznesit shqiptar apo të huaj në të mirë të zhvillimit të vendit.
Ky projekt synon në një fazë të dytë të shërbejë në gjenerimin e ideve dhe nismave nga komunitetet profesionale të Diasporës shqiptare.
“Rrjetit i të Profesionistëve të Diasporës” është një projekti i ri me ambicien për tu shndërruar në një “Linked In” shqiptar .
Për tu bërë pjesë e komunitetit më të madh të profesionistëve shqiptarë në Diasporë ju ftojmë të regjistroheni këtu:
https://rrjetiprofesionisteve.al/