Rritja e premive të arkave shëndetësore 2023 në Zvicër

Sipas regjionit në Zvicër dhe arkës së shëndetësisë ju pak a shumë do të jeni të prekur nga rritja e premive për vitin 2023. Në secilin rast gjithsesi do të ketë shtrenjtim, Përveçse, ju shfrytëzoni mundësitë kursyese. Kursimi në premitë – tani gjithsesi!

Si mund ta dijë unë, se sa do të rriten premitë në arkën time shëndetësore?
Arka e tanishme e juaj shëndetësore më së largu deri në fund të tetorit duhet t’ju informojë mbi premitë tuaja për vitin 2023. Krahasoni preminë tuaj me arkat tjera përmes www.priminfo.ch. Me këtë llogaritës mund të krahasoni premitë e arkave që veprojnë në regjionin tuaj për vitin vijues për të gjithë anëtarët e familjes.

Si mundem unë pavarësisht arkës së përzgjedhur shëndetësor të kursej tek premia?
Duke përzgjedhur modelet kursyese. Kështu ju mund të kurseni mes 10 deri 20 %. Në këmbim ju nuk do të jeni të lirë të përzgjidhni mjekun tuaj. Në modelin e mjekut shtëpiak ju obligoheni, që me rastin e secilës herë që sëmureni së pari të konsultoni mjekun tuaj shtëpiak, i cili varësisht nga rasti ju udhëzon më tej tek mjeku specialist. Njëjtë funksionon edhe modeli HMO: tek ky model çdo trajtim i ri fillon me vizitën në kolektivin mjekësor. Ndërsa në “Telmed” (modelin telefonik) kontakti i parë zhvillohet përmes një linje telefonike mjekësore. Mirëpo, në të gjitha modelet, në rast të emergjencës mund të drejtoheni në trajtim menjëhershëm, dhe në rast të kontrolleve paraprake të kujdesit gjinekologjik dhe vizitës tek mjeku i syve, jeni të liruar nga detyrimi konsultues.

A duhet ta rrisë franshizën, për ta ulur më tej preminë?
Nëse jeni i ri dhe i shëndetshëm, kjo është një mundësi. Rriteni franshizën tuaj (mbulimin tuaj vjetor të kostos) nga shuma minimale ligjore prej 300 frangave deri në shuma maksimale prej 2500 frangave, kështu premia juaj vjetore është për rreth 1500 frangave më e ulët. Mirëpo harxhimet tuaja zbriten në ketë shumë, vetëm nëse nuk keni nevojë për trajtim mjekësor! Ju keni mundësinë që për çdo vit për secilin anëtar të familjes suaj të vendosni, sa e lartë duhet të jetë franshiza për vitin e ardhshëm.

A ia vlen ndërrimi arkës shëndetësore, nëse unë kam lirim-kompensim të premisë?
Po. Pasi shuma, të cilën ju përfitoni, është pavarësisht prej premisë, të cilën ju në mënyrë efektive e paguani. Pra, sa më e lirë arka shëndetësore, të cilën ju e përzgjidhni, aq më e ulët është shuma, të cilën ju vet duhet ta paguani.

A janë arkat e shtrenjta gjithashtu më të mirat?
Jo në lidhje me përfitimet e siguruara. Pasi në sigurimin e detyruar themelor përshkruhet qartas katalogu i përfitimeve dhe se cilat trajtime dhe medikamente duhet të merren përsipër nga arka.

Nëse unë dua të ndërroi arkën shëndetësore, a duhet unë që ti nënshtrohem një kontrolli të mjekësor të mirëbesimit?
Jo. Secila arkë shëndetësore duhet t’ju pranoi pa kushte në sigurimin e obligueshëm themelor shëndetësor. Gjithashtu edhe përkundër problemeve ekzistuese shëndetësore ju mund të ndërroni për çdo vit arkën shëndetësore. Ndryshe qëndron puna sa i përket sigurimit shtesë (shih kornizën).

Si dhe në cilat afate unë mund të ndërrojë arkën, franshizën dhe modelin trajtues?
Nëse doni të kaloni në arkën tjetër, duhet që ta jepni dorëheqje me shkresë rekomande nga kontrata me arkën ekzistuese. Dërgojeni shkresën për çdo rast më së largu me 20 nëntor. (formularin për ketë çështje: rebrand.ly/kkkuendigen). Lajmërohuni njëkohësisht tek arka e re (formulari: rebrand.ly/kkanmeldung).
Nëse doni të qëndroni teka arka e tanishme, mirëpo doni të zbrisni franshizën tuaj, duhet që ketë t’ia komunikoni arkës shëndetësore më së largu deri më 30 nëntor. Për ta ngritur atë, megjithatë keni kohë deri më 31 dhjetor. Ndryshimi i modelit me përzgjedhje të kufizuar të mjekut është gjithmonë i mundur.

Kujdes tek ndërrimi i sigurimit shtesë
Sigurimet shtesë nuk i nënshtrohen ligjit për sigurimet shëndetësore (KVG/LAMal), porse i nënshtrohet të drejtës private. Ja çfarë duhet të dini ju:

  • Ju mund të keni një sigurim tjetër themelor nga ai shtesë tek një arkë tjetër. Mirëpo, kjo nuk është mjaft praktike.
  • Shihni afatet e dorëheqjes në policën tuaj.
  • Kërkoni ofertat dhe krahasoni ato në mënyrë kritike.
  • Kujdesuni që të plotesojeni aplikimin vet (dhe jo vetëm nga agjenti ndërmjetësues i sigurimit) dhe shënoni me korrektësi të dhënat dhe përgjigjet tuaja, pasi që në rast të të dhënave të pasakta apo heshtja e sëmundjeve e trajtimeve të ndryshme, mudn të qoi në refuzim të sigurimit shtesë.
  • Kujdes tek dorëheqja nga arka e deritashme: Pasi nëse keni pasur një aksident apo sëmundje të gjatë, mund të ndodh që arka e re t’ju refuzoj. Arka e juaj e deritashme nuk është e detyruar t’ju pranoj përsëri, nëse keni dhënë dorëheqje. Në rastet më të marra, mbeteni pa sigurimin e dëshiruar shtesë. Më shumë rreth kësaj teme: rebrand.ly/zusatzversicherung.

Huazuar nga gazeta e sindikatës Unia, Horizonte Nr. 6 / 2022 në gjuhën shqipe