Rolladë me patate

Rolladë me patate

Përbërësit që iu nevojiten për këtë recetë janë:

4-5 patate të mëdha

300gr mish i bluar

1 qepë

Djathë parmesan

Spinaq

Xhizë

4 lugë sos domatësh

2 thelpinjë hudhër

Vaj ulliri

Kripë dhe piper i zi

Piper i kuq

 

Mënyra e përgatitjes:

Së pari qërojmë patatet, i pastrojmë dhe i presim në feta të holla të rrumbullakta. Tavën në të cilën do ti pjekim, i shtrojmë letër kuzhinë dhe në të hedhim djathë parmesan. Pastaj mbi djathin i rendisim patatet, duke mos lënë zbrazëtira në mes askund. Pasi ti kemi renditur patatet, sipër i shtojmë përsëri djathë parmesan dhe kripë dhe i fusim në furrë të ngrohur në 180 gradë për 20-25 minuta.

Derisa patatet të piqen, bëjmë gati masat që do ti mbushim brenda. Së pari spinaqin të cilin e kemi pastruar dhe grirë imët e hedhim në tigan me vaj, i shtojmë thelpinjtë e shtypur të hudhrës, kripë dhe e lëmë të ziejë dhe më pas të fërgohet pak. Nuk i duhet shumë kohë për të qenë gati.

Në një tjetër enë, hedhim vajin, qepën e grirë imët dhe e fërgojmë. Pastaj e shtojmë mishin e bluar dhe pasi të fërgohet pak i shtojmë sosin e domatëve, kripën, piperin e kuq piperin e zi dhe përziejmë.

Patatet i nxjerrim nga furra dhe sipër i hedhim masën me spinaq, pastaj atë me mish të bluar. E rrotullojmë në formë të roladës ngadalë, nnjejtë sic veprojmë edhe me ëmbëlsirat dhe e mbështjellim me kujdes që të mos kriset. Pasi ta kemi mbështjellë, i hedhim përsëri djathë parmesan sipër dhe e fusim në furrë edhe për 10 minuta të tjerë dhe e kemi gati.