“Ringjallja e Agimit” në Kreuzlingen, një realizim simpatik skenik

Shfaqje në organizim të Qendrës Shqiptare për Kulturë dhe Integrim, në regji e skenografi të Mehmet Kajtazit, me aktorë Sihana Ziberi e Remzije Kajtazi e Bujr Kajtazi, Qëndresa Ferati, Albana Seferi, Lorena Kajtazi, Erolinda Ferati dhe Merita Berisha dhe kostumografi, Xhemile Kajtazi

Teksti e fotot: Rexhep Rifati

Qendra Shqiptare për Kulturë e Integrim në Kreuzlingenit, në kuadër aktiviteteve të veta, mbrëmë doli me një realizim skenik, kushtuar hero Agim Ramadanit, kësaj figure shumëdimensionale,  që u shqua si në fushën e atdhetarisë ashtu edhe atë të art.

Në një ambient të mbushur përplot me artdashës, të ardhur jo vetëm nga Zvicra por edhe Gjermania, pasi që edhe vetë Kreuzlingeni është një qytet ndërkufitar, programi u hap nga drejtori i Qendrës Shqiptare për Kulturë e Integrim në Kreuzlingen, Tomë Berisha i cili kërkoi që me një minutë heshtje ti bëhen nderime artistit Agron Bajrami, i cili vetëm dy ditë më parë u varros në Zvicër. Do theksuar se në mesin e pjesëmarrësve në këtë mbrëmje ishte edhe bashkëluftëtari i Agim Ramadanit nga Fronti i Koshares, Shpend Shala, por edhe bashkëpunëtorë e të Agimit gjatë punës së tij shumëvjeçare në Zvicër.

Regjisori i shfaqjes “Ringjalla e Agimit”, Mehmet Kajtazi nuk është edhe i pa njohur si në Gjilan prej nga e ka prejardhjen e as në kantonine Turgaut ku tash jeton, sepse derisa në vendlindje ishte një aktor i dalluar në teatrin e qytetit, këtu me të ardhur në Zvicër u vu në themelimin e klubeve apo shoqërive me premisa kulturore.

Kështu ndodhi edhe mbrëmë kur Mehmet Kajtazi vuri në skenë një realizim mjaft simpatik, me një përzgjedhje të teksteve nga Xhemile Kajtazi e Muharrem Sulejmani, ndër to edhe vargje të vetë Agim Ramadanit. Ndërsa që loja në skenë zhvillohej kryesisht nga aktore amatore femra të moshës së re, me përjashtim një mashkulli, Bujar Kajtazit, në rolin e Agimit. Ndërsa që detyra më e madhe u kishte rënë dy narratoreve, Sihana Ziberi e Remzije Kajtazi që ishin edhe bartëse tekstit, kryesisht në monologë. Ndërsa që në rolet e statikëve ishte grupi prej 5 vajzash: Qëndresa Ferati, Albana Seferi, Lorena Kajtazi, Erolinda Ferati dhe Merita Berisha.

Ndërsa përzgjedhjen e muzikës e kishte bërë Flora Gagica, skenografinë Mehmet Kajtazi, kostumografi  Xhemile Kajtazi dhe ndriçimin Blerim Kabashi.

Me të përfunduar të shfaqjes u zhvillua edhe një bisedë rreth shfaqjes apo me atë si e kanë njohur Agim Ramadanin në Zvicër edhe si themelues të Qendrës së Kulturës në Cyrih apo edhe në frontin e luftës, bisedë kjo në të cilën u kyçën Shpend Shala, në cilësinë bashkëluftëtarit, Ahmet Asani, nga pozita e një njohësi të mëhershëm, por edhe e bashkëthemeluesit me Tomë Berishën e Rrustem Selcës të kësaj qendre në Kruezlingen. Ndër ata që morën pjesë në ketë bisedë ishte edhe imami i xhamisë së Krezlingenit, Rejhan Neziri, të cilin edhe e falënderoj drejtori i qendrës për pjesëmarrje në shumicën e aktiviteteve kulturore. Nga radhët e bashkëfshatarëve të Agimit , me prejardhje nga Zhegra për këtë shfaqje falënderoj Nexhmedin Isufi, njëherësh udhëheqës i Ansamblit “Vatra të Cyrihut.   Më konkretisht me vështrime më analitike rreth shfaqjes  u ndalën Besnik Zymberi një nga aktorët e shquar të dramës shqipe të Gjilanit ( që për një kohë kishte luajt në skenë e dhe me regjisorin e kësaj shfaqje, Mehmet Kajtazin), si dhe Ramadan Morina , udhëheqës i teatrit “Aktrimi” me seli në Cyrih.

Me të përfunduar të shfaqjes, në një atmosferë të ngrohtë miqësore u shtrua edhe një apero .

(Këtij teksti ppo ia bashkoi edhe dy xhirime: një minutë heshtje për Agron Bajramin dhe fjalën e ish aktorit profesionist Besnik Zymberi)