Parada shqiptare në New York u mbajt dje, me 11 qershor pas dy vitesh pauzë shkaku i pandemisë. E organizuar nga shoqata ‘Rrënjët shqiptare‘, kjo paradë mblodhi qytetarët shqiptarë që festuan me valle, veshje dhe muzikë kombëtare shqiptare.
Shoqata ‘Rrënjet Shqiptare‘ ka falemnderuar Belul Qokun, i cili udhëhoqi paradën dhe që njëherësh është veprimtar dhe përkrahës i organizatës dhe aktiviteteve shqiptare. Parada këtë vit iu dedikua Dibrës dhe u mbajt nga ora 14:00 në 1155 6th Avenue, New York.