Rexhep Selimi i ftuari i radhës i Gjykatës Speciale

Rexhep Selimi,  ish anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale, në cilësinë e të dyshuarit.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vet Selimi, nëpërmjet profilit të tij në facebook, ku ndër të tjerash ka thënë:

“Të dashur miq, bashkëluftëtarë dhe qytetarë të vendit,Ju njoftoj që, ashtu sikurse edhe pothuajse të gjithë anëtarët e SHP të UÇK-së dhe shumë luftëtarë tjerë të Lirisë, jam i ftuar që të intervistohem nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, në cilësinë e të dyshuarit. Intervistimi do të zhvillohet gjatë javës së ardhshme në Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Holandë”, ka njoftuar Selimi.