Pyetje të shpeshta na parashtrohen lidhur me mundësitë e punësimit në Zvicër, me gjithë faktin se rrugët e shumta janë fatkeqësisht të mbyllura për me synuar arritjen e marrjes së një leje pune apo qëndrimi.
Fakti se ndonjë i afërm është pronar i një ndërmarrje, se dikush garanton kontratë pune, apo edhe fakti se dikush veç ka punuar më herët në Zvicër apo edhe ka lindur në këtë shtet, përdoren shpeshherë si argumente në kuadër të pyetjeve të shumta.
Kërkesat dhe pyetjet vijnë posaçërisht nga personat e interesuar nge vendet tona dhe nga bashkatdhetarët tanë që punojnë në ndonjë shtet të BE, por vetëm me një leje qëndrimi (qoftë ajo edhe stabile apo definitive), por të cilët nuk e bartin pra edhe pasaportën e atij shteti evropian.
Rikujtojmë sërish atë se mundësitë ligjore për arritjen deri te leja e punës, sipas shembujve të sipërpërmendura, mbeten jashtëzakonisht të zbehta, për mos me thëne edhe se ato janë tejet mase vështirë të realizueshme.
Sipas një rregulle tashmë aq të përfolur, sidomos nga ne juristët, në disa raste të konsideruara si të jashtëzakonshme, mund të nxjerrin një leje pune vetëm disa kategori profesionistësh të cilët posedojnë kompetenca të larta profesionale.
Janë në pyetje, për shembull, ekspertët e ndryshëm të fushave të ekonomisë për të cilët shteti zviceran ka një nevojë të madhe. Kjo sqarohet pra kryesisht me faktin e një interesi të gjithmbarshëm të këtij shteti, në këndveshtrimin ekonomik.
Më konkretisht, dispozita ligjore që i kushtohet kësaj çështje (neni 23 i Ligjit për të huaj), thotë posaçërisht këtë që vijonë.
Do të mund të përfitojnë nga kjo dispozitë vetëm ato persona të huaj, profili profesional i të cilëve duket kësisoj:
• Kuadrot, specialistët dhe punëtorë të tjerë të kualifikuar,
• Investitorët dhe shefat e ndërmarrjeve të cilët, jo vetëm do të hapin një ndërmarrje por edhe do të krijojnë kështu edhe vende pune,
• Personalitetet e shquara të fushës shkencore, kulturore dhe sportive,
• Personat të cilët posedojnë njohuri apo kapacitete specifike profesionale dhe poqë së pranimi i tyre në tregun e punës përputhet me një nevojë sidomos ekonomike të vendit,
• Kuadrot që dërgohen përmes ndërmarrjeve aktive në planin ndërkombëtar,
• Personat që janë aktiv në kuadër të marrëdhënieve afariste ndërkombëtare, të cilat kanë një dimension të rëndësishëm ekonomik dhe aktiviteti përkatës është i domosdoshëm për shtetin zviceran…
Një përmbledhje kjo e pikave më të rëndësishme që tregon se në cilat raste mund të synohet një leje pune, duke dëshmuar ndërkohë edhe vështirësitë e shumta që paraqiten për me i plotësuara kushtet e kërkuara.
Kuptohet se këtu folëm pra për kandidatët që vijnë nga shtetet jashtë BE.
Përgatitur nga www.zyra-begzati.ch, Neuchâtel, më 17 gusht 2019