Pyetje e përgjigje nga bota e punës në Zvicër: Shtatzënia

A mund të largoi nga puna shefi për shkak të shtatzënisë?

Pyetje: Kam pesë muaj që punoj me një punë 40 për qind si shitëse në një dyqan me pakicë. Kohët e fundit, mjeku im konfirmoi se ka dy muaj që jam shtatzënë. Unë do të kem fëmijën tim të dytë dhe jam shumë e lumtur! Shefi im, megjithatë, ishte më pak i kënaqur me këtë lajm. Ai më tha se isha ende në punë provuese dhe se do t’i duhej të më jepte dorëheqje. Ai thotë se nuk mund të lejon mungesat në punë për shkak të shtatzënisë. Dhe ngaqë punoj vetëm 40 për qind, periudha ime e punës provuese është më e gjatë se zakonisht, domethënë 7.5 në vend të 3 muajve. A është e vërtetë kjo?

Përgjigje nga Regula Dik (juriste e sindikatës Unia): Jo, në rastin e punësimit me kohë të pjesshme, kohëzgjatja e periudhës e punës provuese nuk zgjatet. Meqënëse keni rënë dakord me kontratë tre muajshe, periudha e punës provuese përfundon pas tre muajsh. Jashtë periudhës së punës provuese, nuk mund të pushohesh nga puna për gjithë kohëzgjatjen e shtatzënisë dhe deri në 16 javë pas lindjes së fëmijës.
Nëse do të ishe ende në periudhën e punës provuese, dorëheqja për shkak të shtatzënisë do të ishte e vlefshme, mirëpo abuzuese. Ligji mbi Barazinë Gjinore (GlG/LEg) ndalon diskriminimin ndaj një personi në bazë të gjinisë së tij ose të saj. Ky do të ishte qartësisht rasti i shkarkimit për shkak të shtatzënisë. Shefi juaj do të shkelte ligjin, dhe ju do të keni të drejtë për kompensim sipas ligjit.

Huazuar nga gazeta e sindikatës Unianë gjuhën shqipe Horizonte Nr. 2, 2023