Pyetje e përgjigje nga bota e punës në Zvicër: Koha e punës provuese

A lejohet të caktohet puna provuese për herë të dytë?

Motra ime ka lidhur një kontratë pune tremujore me një firmë për ndërmjetësimin e punës. Tani pas kalimit të kësaj periudhe kohore ajo nga firma ku është ndërmjetësuar ka marrë një kontratë të përhershme pune. Kjo kontratë – e pa afatizuar, parasheh një punë provuese tremujore. A lejohet që firma në fjalë të përcaktojë një punë provuese, edhe pse motra ime tanimë ka punuar për tre muaj për ta?

Gilles Sciboz: Në raste të zakonshme puna provuese ka të bëjë me një marrëdhënie pune të parë mes palëve të përfshira. Nëse në mes tyre pasojnë dy kontrata pune të njëpasnjëshme apo brenda një periudhe të shkurtër, puna provuese është e pa lejueshme, me ç ‘rast duhet pasur parasysh, se një pushim pa pagesë përjashton detyrimet e ndërsjella kontraktuese, mirëpo nuk e përfundon kontratën. Nëse megjithatë firma në fjalë nje punëtor të përkohshëm e punëson përherë, lejohet një punë e re provuese, nëse palët kontraktuese janë të ndryshme. Kjo edhe është kështu në rastin e motrës suaj: Edhe pse ajo në të njëjtën firmë i ka detyrat e njëjta, firmës i lejohet të përcaktojë një punë të re provuese, pasi që: në kontratën e re të punës tanimë ajo është e shënuar si punëdhënëse e jo firma për ndërmjetësim pune të përkohshme.

(huazuar nga gazeta e sindikatës Unia në gjuhën shqipe Horizonte Nr. 5, 2023 & Work, 16.6.23)