Pyetje e përgjigje nga bota e punës në Zvicër: Certifikata e ndërmjetme pune

A ekziston e drejta në certifikatën e ndërmjetme të punës?

Nëna ime punon qe 10 vite në firmën e njëjtë dhe dëshiron që të zhvillohet më tej profesionalisht. Papritur ka zbuluar një shpallje për vend pune, i cili do ti përshtatej nevojave të saja. Për të konkurruar asaj i nevojitet një dëftesë e ndërmjetme pune ng punëdhënësi i saj aktual. A ka të drejtë për këtë?

Gilles Sciboz: Gjatë marrëdhënies së punës punonjësit gjithmonë kanë të drejtë në dëftesë të ndërmjetme të punës, nëse kemi të bëjmë me gjendje të veçantë si fjala bie ndërrimi i eprorit në punë, kërkimi i një vendi pune, apo në rast të kalimit të ndërmarrjes. Në raste të tilla punëdhënësi është i obliguar që të lëshojë një dëftesë të ndërmjetme pune, nëse kjo dëshirohet nga punonjësi. Mirëpo për të kërkuar një dëftesë të ndërmjetme pune , punonjësit kanë të drejtë kurdoherë. Kështu e parasheh ligji (neni 330 i të drejtës obligative – OR). Me këtë rast është me rëndësi të dihet, se kjo e drejtë nuk duhet të arsyetohet tek shefi.

Në rastin e nënës suaj kjo domethënë si në vijim: Ajo ka të drejtë në dëftesë të ndërmjetme pune për të kompletuar konkurrimin e saj. Mirëpo, arsyen se pse asaj i nevojitet një dëftesë e tillë, ajo nuk duhet t’ia komunikoi punëdhënësit të vet.
Duhet pasur parasysh, që nuk ekziston e drejta për lëshimin e një dëftesë të ndërmjetme pune rregullisht.

(huazuar nga gazeta e sindikatës Unia në gjuhën shqipe Horizonte Nr. 5, 2023 & Work, 16.6.23)