Puna të dielave për prindër: Çka vlen në gastronomi?
Burri im dhe unë, që të dy, punojmë në kioskën e stacionit të trenit. Atje secili prej nesh deri më tani praktikisht kemi pasur nga një të diele në muaj të lirë . Tani burri im donë të ndërrojë vendin e punës dhe të kaloi ne gastronomi. Një mik, i cili tanimë punon aty, i ka thënë burrit tim, se ai do të ketë vetëm katër të diele në vjet të lirë. Derisa ne dy kemi edhe fëmijë në shkollën obliguese, unë dua që burri im edhe më tej të ketë një të diele në muaj të lirë. A mundet ai të kërkoi një gjë të tillë?

Myriam Muff: Po. Bazuar në urdhëresën 2 mbi ligjin e punës punonjësit e gastronomisë, prindërit që janë përgjegjës për rritjen e fëmijëve kanë të drejtë në së paku 12 të diela të lira në një vit kalendarik. Prindërit me fëmijë deri në moshën 15 vjeç konsiderohen përgjegjës për rritjen e fëmijëve. Nëse miku i burrit tuaj merr vetëm katër të diela pushim në vit, ka të ngjarë që ai të mos ketë fëmijë ose të ketë fëmijë mbi moshën 15 vjeç. Në një rast të tillë, lejohet që punonjësve t’u jepet vetëm katër të diela pushim në vit. Me kusht që të mos kenë nevojë të punojnë mesatarisht më shumë se pesë ditë në javë.
Nga ana tjetër, për ju si punonjës në kioskën e stacionit nuk ka rëndësi sa vjeç janë fëmijët tuaj. Në ndryshim nga punonjësit e gastronomisë, ju keni gjithmonë të drejtën e dymbëdhjetë të dielave pushim në vit – pavarësisht nëse keni detyrime prindore apo jo.
(Huazuar nga gazeta e sindikatës Unia të Zvicrës, Horizonte Nr.5, 2022 në gjuhën shqipe, marrë nga Work, i datës 1.7.22, marrë nga Work, 19.8.22)