Zbritjet nga paga: Si mund ta di nëse shefi i ka përcjellë ato më tej?
Ka kohë që punëdhënësi im financiarisht nuk i ka punët mirë. Pagat deri më tani i kemi marrë rregullisht. Edhe zbritjet për sigurimet shoqërore janë të shënuara në llogarinë e pagës. Në të vërtetë tani kam dëgjuar thashetheme se shefi im nuk i dërguar më tej zbritjet nga paga për fondin e kompensimit. A ka mundësi unë ta kontrolloj disi këtë.
ALICE MARIDOR: Po ju mund ta bënë këtë. Për tu siguruar a i ka llogaritur zbritjet e kontributeve tek fondi i kompensimit dhe se a është periudha e kontributeve tuaja pa zbrazëti, nga fondi i kompensimit mund të kërkoni një pasqyrë bankare (financiare), një të ashtuquajtur raport individual të kontos, i cili do të lëshohet për konton e juaj individuale. Këto raporte mund ti porositni përmes postës me shkrim apo edhe përmes internetit në (http://goo.gl/HgLjmb). Nëse punëdhënësi juaj nuk i ka kryer obligimet ligjore, për ju kjo nuk ka ndonjë pasojë, pasi kontributet, të cilat firma i ka zbritur nga paga juaj, do të barten në konton e juaj individuale. Kjo edhe atëherë, kur ajo kontributet në fjalë nuk i ka transferuar. Mirëpo ju duhet – përmes listave tuaja të pagës – të dëshmoni pa mëdyshje që juve u janë bërë zbritjet e kontributeve në fjalë. Zbritjet duhet të jenë të shënuara në listat e pagës. Nëse këtë nuk mund ta dëshmoni, atëherë ato nuk mund të regjistrohen në konton tuaj individuale. Kështu krijohet një zbrazëti sigurimi.
work, 4.09.2014
Pushimet e rezervuara: A mund të nisem për rrugë?
Unë qe katër muaj jam i papunë. Qysh në fillim të vitit kam rezervuar një javë pushim për në mes të muajit nëntor në Itali. A guxoj unë fare të shkojë në pushime. Dhe nëse po: A do të marrë në këtë kohë kompensimin nga arka e sigurimit të papunësisë?
TIMUR ÖZTÜRK: Po, ju guxoni të bëni pushim dhe gjatë pushimit merrni edhe më tej kompensimin nga arka e sigurimit të papunësisë, të ashtuquajturat para ditore. Në parim tek sigurimi i papunësisë parashihet rregullimi i pushimeve si në vijim: Pas 60 parave ditore të papunët së pari marrin 5 ditë pushime. Nisur nga kjo gjithmonë pas 60 parave ditore i takojnë 5 ditë pushimi. Pasi tani ka katër muaj se jeni i papunë keni pas jush këto 60 ditë papunësi dhe mund të shkoni për një javë në pushime. Mirëpo keni parasysh pikat vijuese:
- Ditët e pushimit nuk mund ti tërhiqni para kohe
- Ju duhet t’ia komunikoni pushimin tuaj më së voni 14 ditë më para entit regjional për ndërmjetësim të punës
- Ditët e pushimit mund ti merrni vetëm si javore
- Ditët e pashfrytëzuara të pushimit, nëse përsëri keni një vend pune, nuk do t’ju paguhen. E drejta juaj për pagat ditore nuk zgjatet përmes kësaj.
Ditët e pushimit me rastin e papunësisë në fjalorin profesional emërohen “parat ditore të pakontrolluara”: Më këtë mendohet se ju jeni të liruar nga çdo obligim karshi sigurimit të papunësisë (p.sh. nga aplikimi me shkrim për punë), pro megjithatë i merrni paratë. Në përllogaritjen mujore të arkës së papunësisë mund të shihni gjithmonë, sa këso para ditore të pakontrolluara ju takojnë.
work, 18.09.2014
Jashtë sistemit të sigurimit të papunësisë: Më pak se minimumi jetik?
Gjatë papunësisë sime arka e papunësisë ka transferuar paratë e mija ditore tek zyra e përmbarimit. Unë kam marrë secilën herë vetëm minimumin jetik prej 2500 frangave në muaj. Mirëpo tani nga 10 maji ka përfunduar edhe afati ligjor i përfitimit nga arka e sigurimit në rast papunësie. Në shtator kisha të drejtën e kompensimit në shumë prej 1800 frangash nga arka e papunësisë. Mirëpo arka në fjalë ka zbritur një pjesë nga kjo dhe i ka transferuar tek zyra e përmbarimit. Unë kam marrë mjerisht vetëm 795 franga, shumë kjo që është më pak se minimumi jetik. A guxon të veproj kështu arka e papunsisë?
TIMUR ÖZTÜRK: Jo. Nëse kompensimi nga arka e papunësisë është nën minimumin jetik, arka nuk guxon të bëjë zbritje. Minimumi jetik është shumë parash e vendosur fiks, që bazohet në shumën, e cila secilit çdo muaj gjithsesi i nevojitet çdokujt për jetë. Në përputhje me rrethanat arka mund të transferoj tek enti i përmbarimit vetëm pjesën e kompensimit të papunësisë, e cila e kalon minimumin jetik. Këtë e vërteton edhe gjyqi federal. Para pak kohësh ky gjyq ka marrë një vendim (Aktgjykimi 8C_752/2013 i datës 20 gusht 2014). Mjerisht sistemi i përllogaritjes nga ana e arkës së papunësisë praktikisht nuk merr këtë në konsideratë. Andaj unë ju preferoj të ankoheni në përllogaritjen e arkës së papunësisë duke u thirrur në këtë Aktgjykim.
work, 18.09.2014
Përgatiti dhe përshtati: Osman Osmani, sekretar sindikal për migracion në Unia