Promovime librash, brenda një dite në dy fshatra të Ferizajt

330

Derisa dikur nga fshatrat vinin për të promovuar libra në qytet, kësaj radhe ndodhi e kundërta: që në Sojevë të promovohet libri i Prend Buzhales ndërsa në Jezerc libri i Isak Gutës

Teksti e fotot: Rexhep Rifati

Më 1 Nëntor 2019, një lokal i vogël në Sojevë të Ferizajt, tuboi një numër të mirë krijuesish, që kahmot kanë bërë emër në letrat tona edhe atë nga anë të ndryshme të Kosovës.  Ky takim letrar, që  u organizua në kuadër të shënimit të 68 – vjetorit të ditëlindjes së poetit, prozatorit, studiuesit të njohur nga Klina, Prend Buzhales, u shoqërua edhe me një nga botimet e tija të shumta.

Një ditëlindje me përgëzime miqsh e promovim libri

Duke pas parasysh aktin festiv të kësaj ditëlindje të mikut të tyre, si organizatorët, krijuesit, Rrahim Sadiku e Ragip Kçiku, ashtu edhe profesor Anton Nik Berisha, që kishte bërë edhe përzgjedhjen dhe parathënien e librit të Prend Buzhalës, “PSHERËTIMA PERGAMENE” (poezi), si dhe kritiku i artit Ramadan Musliu personalitetet të tjera të letrave tona si: Nexhat Rexha, Sabit Rrustemi, Hajdar Fejzullahu, Ramadan Mehmeti, Ismet Krasniqi- Lala, Raif Gashi e të tjerë vlerësuan lartë punën krijuese të Prend Buzhalës, me dëshirën që ai të ketë shëndetin e jetëgjatësinë për të pasuruar edhe më tej tona.

Sipas organizatorit e shkrimtarit Rrahim Sadiku: “ Ishte, Shtëpia botuese EDUCAFER në Ferizajt ajo që e bëri promovimin i veprës “Psherëtima pergamene” të autorit Prend Buzhala, me poezi tё përzgjedhura nga tё gjitha veprat e tij poetike. Ky manifestim njëkohësisht ishte edhe shënim i ditëlindjes sё 68-tё tё kёtij krijuesi, kritiku, mendimtari e veprimtari tё shquar.
Përzgjedhja e poezive pёr kёtё antologji tё krijimtarisë poetike tё Prend Buzhalёs ёshtё bёrё nga studiuesi e krijuesi i njohur Anton Nikё Berisha, i cili nё hapje tё promovimit bёri nё analizё tё gjithanshme tё krijimtarisё sё Prendit, nё pёrgjithёsi, e tё poezisё sё tij nё veçanti. Antoni tha se poezia e Prendit ёshtё e veçantё nё shumё aspekte, e lidhur ngusht me traditёn dhe novatore njёkohёsisht, me vargun plot ndijim, figurshmёri e kёrkim. Ai bёri edhe shumё ndёrlidhje tё poezisё sё Prendit me tё rrjedhat e sotme nё krijimtarinё letrare shqiptare dhe tha se kemi mjaft krijues dhe vepra nё duar, kurse vlerat e tyre mbetet t’i pёrcaktojnё lexuesit.
Pёr poezinё e pёrzgjedhur nё pёrmbledhjen “Psherёtima pergamene” foli edhe poeti e studiuesi i letёrsisё Ramadan Musliu, i cili u ndal mё shumё te forma dhe pёrmbajtja e kёsaj poezie, te fjalori I pasur e te mendimi i thellё, qё zgjojnё tё bukurёn e lёnё gjurmё nё kohё

Një libër kushtuar një hoxhe, që mbolli dije, besë e mirësi 

Në fshatin malor Jezerc  të komunës së Ferizajt u mbajt promovimi i librit “Mulla Hamit Guta, njeriu i dijes , fjalës e besës”, me autor të birin e mulla Hamitit, Isak Gutën, i cili ndonëse me dekada jeton në Gjermani, jo rrallëherë i kthehet të afërmeve dhe vendlindjes me libra monografik, por jo vetëm vendlindjes, por edhe një përkushtimi tjetër prej dekadash kushtuar jetës dhe veprës së aktorit tonë me famë botërore, Aleksandër Moisit, të cilit edhe i ka kushtur një libër shumë të veçantë.

Po më 1 Nëntor 2019, në fshatin malor në Jezerc, objekti i Shkollës fillore “Skënderbeu” , u kthye në një mbrëmje libri e çmallje, pasi aty ishin tubuar jezercas që tash më jetojnë në Ferizaj, apo gjetiu, por edhe në kurbet,  për të mësuar më shumë për një personalitet fetar, që ndër të parët i dha nismë edhe shkollimit armëtar, duke u bërë kështu një flakadan për përhapjen e diturisë në këtë vend malor, i cili nga dita në ditë po zbrazet, përkundër bukurive e lumenjve që e rrethojnë.

Krahas autorit, Isak Guta, që bashkë me njohësit e babës së tij ka sjellë kujtimet në këtë botim,  mbrëmë në promovim u gjenden edhe reduktori , Dibran Fylli, si dhe korrektori, Hamdi Hysuka, që kishte udhëtuar nga Guri i Bardhë i Matit, për të mbajtur një fjalë të shkurtër por shumë përmbajtjesore, të përshkuar edhe me disa nga vargjet e Fishtës.

Brenda librit ndriçohen edhe figura mësuesish veteranë

E veçanta e këtij libri, është se ai pos që ndriçon në masë personalitetin e Mulla Hamid Gutës dhe Mulla Vesel Gutës, një kushëriri të tij, po ashtu hoxhë që fëmijëve tanë ua mësojë shkronjat shqip edhe në rrethanat e rënda nën pushtetin sllav në periudhën e paraluftës së dytë botërore. Gjithashtu në libër jepen edhe figurat e mësuesve të parë veteranë, siç janë Hajrush Reka( që kishte përjetuar mizorit e burgut serb në Nish) , Munish Ramadani, Muhamet Maloku e të tjerë.

Në kopertinën e fundit të librit thuhet se: Sado që ka ngelur shumë pa u thënë nga jeta e mulla Hamitit, në këtë libër, pas ndarjes fizike, është shpalosur pavdekshmëria e tij, duke e përkujtuar sidomos plagët, e rënda kombëtare 60 vite më parë dhe duke denoncuar të ashtuquajturin “Aksioni i armëve” i UDB – së serbe që arriti kulmin e reprezaljeve, sa vetë Mulla Hamiti u detyrua të migroi në Nerez të Maqedonisë shkaku i dhunës serbe në këtë aksion famëkeq.

( Me këtë rast po postoj disa nga fotot që kam shkrep në të dyja promovimet)