Promovim libri në Zagreb

Të shtunën, më datën 20 maj 2023, duke filluar nga ora 18:00, në Zagreb do të promovohet libri «Rrëfime të shkurtra për një ditë të gjatë. Një kronikë e pazakonshme e shekullit të 20-të» të autorit Enver Robelli.

Promovimi organizohet nga Shoqata e Grave Shqiptare «Drita» [Udruga albanskih žena] me seli në Zagreb.

Adresa ku do të mbahet promovimi:
Novinarski dom
Perkovčeva ul. 2
Zagreb

Të mirëpritur janë të gjithë adhuruesit e librit.
Nga libri «Rrëfime të shkurtra për një ditë të gjatë» do të lexojë autori Enver Robelli.
Pas promovimit, të interesuarit do të kenë mundësi të sigurojnë nga një ekzemplar të librit.