“Prointegra “, për 48 javë prezanton muzetë në trojet etnike dhe jashtë tyre

Gazetari ynë Rexhep Rifati, në një interval prej tre vjetësh, gjatë shtegtimeve të tija ka vizituar mbi 50 muze, ku ka shkrepur foto të shumta, të cilat në masë të madhe do tua ofrojmë lexuesve tanë dhe jo vetëm atyre, që të njihen me vlerat  e mëdha të trashëgimisë sonë kulturo -historike e etnike, përmes eksponateve që paraqesin një thesar dhe trashëgimi me vlerë të madhe jo vetëm kombëtare.

Ndaj edhe nga sot , portali ynë prointegra.ch, për 48 javë rresht brenda këtij viti kalendarik do të botojë nga një artikull, ku do të prezantojë muzetë jo vetëm në trojet shqiptare në Ballkan, filluar nga muzetë arkeologjike, historike e etnografike si dhe muzetë private, si dhe shtëpitë-muze të figurave të ndryshme kombëtare, qofshin ata shkrimtarë, aktorë apo personalitete të tjera të fushave të artit, arsimit e kulturës, por edhe në vende të tjera ku jetojnë shqiptarët, si në Kalabri, Sicili apo edhe në Çamëri e gjetiu.

Njohja me thesarin e këtyre muzeve mund tu shërbejë edhe vizitorëve shqiptarë e të tjerë që të njihen me trashëgimin e kulturës dhe historisë shqiptare, por edhe me përpjekjet e vazhdueshme që duhet të bëhen për ruajtjen, kultivimin dhe afirmimin e këtyre vlerave, si dhe për popullarizimin e tyre, aq më parë kur Kosova pretendon ti bashkohet UNESKOS- dhe asociacioneve të ndryshme ndërkombëtare.

Prezantimi dhe ofrimi i eksponateve që ruajnë këto muze dëshirojmë që tu shërbejë edhe vet mërgimtarëve si njohuri fillestare për këto vlera, apo edhe si orientim që gjatë pushimeve verore të mund të vizitojnë objektet muzeale, që do tu shërbenin edhe të rinjve që të mësojnë e kuptojnë se sa gjëra me peshë gjenden në trojet prej nga kanë migruar princërit e tyre.

Nga sot do të fillojmë me botimin e tekstit për Muzeun arkeologjik  në Tiranë e që është i pari muze i krijuar pas Luftës së II Botërore, gjatë së cilës edhe qenë shkatërruan edhe institucionet e fundit muzeale. Do theksuar se vizitat e këtyre muzeve pavarësisht të karakterit institucional apo privat, janë zhvilluar pa kurrfarë donacioni, thjeshtë me shpenzime personale të gazetarit tonë, ndaj edhe me këtë rast falenderojmë dhe gjithë shoqëruesit e tij, por edhe personelin e shumë muzeve që kanë lejuar fotografimin, duke e kuptuar se karakteri i punës së portalit tonë nuk ka qëllim përfitimi komercial, por thjeshtë afirmimin e  vlerave tona kulturore e historike e kombëtare.

Këto shkrime dhe prezantime nuk kanë karakter hulumtues, shkencor, por thjeshtë informativ të prira nda dashuria për vendin dhe trashëgimit që ruan prej shekujsh.