Sot në shenjë nderimi e kujtimi për Humanisten botërore Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, të njohur si Nëna Terezë, në 111 vjetorin e lindjes së saj në Shkup (më 26 gusht të vitit 1910) nga arkivi im përzgjodha 15 shtatore të shenjtëreshës shqiptare që shkrepa gjatë shtegtimeve të mija në trojet etnike dhe në shtetet perëndimore
Teksti e fotot: Rexhep Rifati
Sot, në kujtim dhe nderim të 111 vjetorit të lindjes së Nënës Terezë, shenjtores shqiptare, nga arkivi im nxora 15 foto të shtatoreve të saj të shkrepura në trojet etnike si dhe në Zvicer, Gjermani e gjetiu, të ngritura në shenjë nderimi për humanizmin e saj të pashoq, për çka edhe ftoi edhe çmimin Nobel.
Kujtimi për këtë nënë të madhe shqiptare mos u shoftë ndër shekuj e breza, siç ishte e madhe edhe vepra e saj humanitare dhe e pakufishme kushtuar skamnorëve të botës, pa dallim etnie, besimi e rase.