“prointegra.ch” shpërblehet me “NDERIMIN ARBËRESH” nga Prof.Dr. Antonio Bellusci

 

 

Gjatë vizitës së grupit të krijuesve nga 6 shtete evropiane, në kuadër të LKSHM-së, platforma jonë prointegra.ch, shpërblehet me motivin: “Për përmbajtjen e saj në misionin vëllazëror e fisnik në përhapjen e gjuhës dhe kulturës arbëreshe”, Qendra e Studimeve dhe kërkimeve të kulturës arbëreshe “Gjergj K. Skenderbeg” dhe Biblioteka Internacionale “A. Bellusci” në Frasnitë/ Frascineto/ Kalabri , nderon platformën tonë, përmes nënshkrimeve të Drejtorit të Përgjithshëm, Prof. Dr. Antonio Bellusci, Drejtueses së së Qendres Albanologjike. Dr. Ornela Radovicka dhe Drejtorit të Bibliotekës, AVV. Tommaso Bellusci.

Misionari dhe intelektuali i shquar arbëresh, At . Antonio Bellusci, këtë mirënjohje ia dorëzoi redaktorit tonë, Rexhep Rifati, i cili edhe e falënderoj atë si dhe zonjën Ornela Radovicka për shkrimet e saj tejet përmbajtjesore e analitike për botën arbëreshe në këtë platformë.