Profili

Parimet e punës
Mbi integrimin dhe pjesëmarrjen deri tek (gjithë)përfshirja.

Me integrim ne nënkuptojmë:

  • Mbështetjen e procesit të (për)bashkimit të vlerave dhe normave vetanake (personale) me ato të shoqërisë pritëse si një tërësi.
  • Promovimi i cytjes dhe pjesëmarrjes në proceset shoqërore. Çdo anëtar i ekipit tonë ka fushat e tij të kompetencës dhe kryen detyrat e veta në mënyrë të pavarur.
  • Mbështetja e procesit të integrimit të migrantëve dhe parandalimi, zbutja dhe zgjidhja e problemeve sociale.

Ne mbështesim dhe shoqërojmë njerëzit në shqetësimet dhe preokupimet e tyre specifike moshore e shtresore. Kjo përfshin rritjen e vlerës së aktiviteteve të kohës së lirë për të përmirësuar cilësinë e jetës. Ne promovojmë gjithashtu integrimin e emigrantëve përmes aktiviteteve krijuese të kohës së lirë.

Qytetarët e huaj – si dhe gjithë shoqëria – kanë ndryshuar; Marrëdhënia e tyre me shoqërinë zvicerane ka ndryshuar, vetëdija e tyre, reflektimi i tyre mbi vlerat “at/mëmëshetare” mbetet e theksuar dhe në disa raste duket se edhe është rritur. Edukatorët, punonjësit socialë, mësuesit, pedagogët dhe psikologët shqyrtojnë konceptet e mëparshme të punës së tyre të trajtimit të të huajve. Fjalë kyçe si edukimi ndërkulturor, shoqëria shumëkulturore, shoqëritë nënkulturore (paralele) janë subjekt i takimeve e trajnimeve dhe një literaturë gjithnjë në rritje mbi këtë tematik. Integrimi si një fjalë shumë e keqpërdorur ndër të tjera përbënë edhe (nën)vlerësime e përvoja të reja.

Ne sipas nevojave detyrat e ndryshme të shërbimit tonë profesional i shpërndajmë në bazë të kompetencave e trajnimeve tona. Për çështje specifike, ne përfshijmë edhe këshilla dhe  ekspertë të jashtëm (artistë, mjekë, avokatë, psikologë apo ekonomistë). Për të plotësuar këto nevoja e kërkesa, në ndjekim kurset e trajnimit dhe kyçim e shfrytëzojmë edhe ekspertët profesional të fushave të caktuara për trajnime specifike. Ne ndajmë detyrat e udhëheqjes me shoqatë bazuar në kompetencat dhe përgjegjësitë tona në ekip dhe së bashku përfaqësojmë shërbimin tonë profesional karshi të tjerëve.

Statutet

Nën emrin Pro Integra ekziston kjo shoqatë, në vijim prointegra.ch, sipas Nenit 60ff të Kodit Civil të Zvicrës.

Misioni kryesor i shoqatës është ndërtimi i një Instituti të sheshtë mbarëkombëtare për integrimin, pjesëmarrje dhe mbështetje dhe këshilla për emigrantët, në mënyrë që ata të arrijnë aftësinë e krijimit të një forme të pavarur dhe të suksesshme në jetën e tyre të përditshme, për  ti mundësuar pjesëmarrjen në të mirat sociale dhe mund të arrijnë bashkëjetesën e mirë me vendasit, me qëllim përfundimtar arritjen e (gjithë)përfshirjes në shoqëri.

Pos kësaj, shoqata prointegra.ch synon ndërtimin e një platforme të komunikimit dhe të informacionit në gjuhën shqipe dhe gjuhët zyrtare të Zvicrës si dhe përmes aktiviteteve të ndryshme dhe të veçanta të informacionit nga zhvillimet në fushën politike, ekonomike, kulturore, etj. në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar.

Informacione online, komunikim dhe këshilla për të gjitha ngjarjet e mundshme, temat e zhvillimeve (ligjore, psikologjike, etj) dhe/ose probleme nga të gjitha sferat e jetës.

Këto aktivitete gjithashtu synojnë të lehtësojnë integrimin e ndërsjellët, përfshirjen dhe transferimin e vlerave përmes pjesëmarrjes dhe që ofrojnë ndihmë e mbështetje konkrete nevojtarëve dhe të prekurve në situata të ndryshme jetësore.

Inkurajimi dhe zhvillimi i shkëmbimeve dhe bashkëpunimit me të gjitha vendet e origjinës dhe vendet e tjera ku jetojnë njerëzit shqipfolës, por edhe me grupet dhe komunitetet e tjera emigrante. prointegra.ch synon një bashkëpunim me interes të ndërsjellë me të gjitha institucionet si ato të vendeve të origjinës, ashtu edhe me ato të vendeve nikoqire, ku jetojnë njerëzit shqipfolës.

Pra, prointegra.ch është një platformë e hapur komunikuese, informuese dhe transformuese që është e hapur për këdo që është i interesuar për shprehje dhe veprim konstruktiv.

Shoqata është e pavarur nga pikëpamja politike dhe konfesionale.

 Shoqata

 Kryesia:

  • Osman Osmani
  • Faton Topalli
  • Rexhep Rifati
  • Skender Hajdari
  • Teuta Kerhani
  • Fatmir Bajramin