Profesori, që si në Kosovë dhe diasporë i mishëruar me shkollën shqipe

1537

Pasi detyrohet të largohet nga Kosova, Agim Paçarizi, profesor i Historisë, diplomuar në Universitetin e Prishtinës në vitin 1979, për shkak të arrestimit e persekutimit nga policia serbe, vihet në krye të mësimit plotësues shqip, në kantonin e Gjenevës, duke mos u mjaftua vetëm me fëmijët e vet, të shkëlqyer mësime e sporte, ku sidomos dy vajzat , Kaltrina e Elona arrin rezultate brilante në atletikë, ndërkohë që kryejnë edhe shkollimin e lartë në universitete zvicerane

 Përgatiti Rexhep Rifati

Portali ynë, “prointegra.ch”, në kuadër të shkrimeve të tija , do të prezantojë herë pas here edhe familje të suksesshme shqiptare në shtetin helvetik, siç është kësaj radhe familja e Agim Paçarizi, profesorit të historisë.

Sa për njoftim Agimi është i diplomuar në Universitetin e Prishtinës në vitin 1979, meqë rast edhe punësohet menjëherë në Gjimnazin « Ramiz Sadiku » në Rahovec si profesor i historisë dhe pastaj i larguar nga puna si i papërshtatshëm politikisht pas pjesëmarrjes në demonstratat e vitit 1981, i izoluar në burgun e Lipjanit bashkë me shumë intelektual tjerë.

Në vitin 1990 fillon punën si profesor në Shkollën Profesionale « Lasgush Poradeci » në Kijevë të Malishevës, kur filloi mësimi paralel në shkollat-shtëpi me që ndiqeshim nga pushteti serb.

Pas arrestimit në ilegalitet e azil

Në prill të vitit 1994, herët në mëngjes bastiset dhe arrestohet nga forca të mëdha policore, dërgohet në mbajtje në stacionin policor të Rahovecit, pastaj urdhërohet që mos të largohet nga shtëpia.

Që mos të bije më në duar të policisë, kalon në ilegalitet dhe në fund të qershorit të vitit 1994 ende pa përfunduar viti shkollor përmes Maqedonisë, Shqipërisë e Italisë kalon në Zvicër ku në korrik parashtron edhe kërkesën për strehim politik. Me që veprimtaria e Agimit ishte e njohur që nga viti 1981 e sidomos arrestimi në prill të vitit 1994 ishte dhanë si lajm në mjetet e ndryshme të informimit (Rilindja, QIK-u etj.), pas procedurës së rregullt të organeve zvicerane, i njihet statusi i Refugjatit Politik.

 Nga mësimdhënia në Gjenevë deri te sigurimi i 60’000 frangave për shkollën shqipe

Nga viti 1996 , me vendim të Ministrisë së Arsimit të Republikës së Kosovës, caktohet të punojë si mësimdhënës në kantonin e Gjenevës, ku punon deri në luftën e fundit(1999).

Nga viti 2000, merr organizimin e LAPSH në kantonin e Gjenevës ku deri në vitin 2012 ishte në këtë organizim ; Kryetar, koordinator e administrator.

Gjatë kësaj kohe, fal angazhimit të Agimit, duke bashkëpunuar me veprimtarë shqiptarë dhe me miq zviceran, kantoni i Gjenevës siguroj mbështetje financiare për mbarëvajtjen e punës së Mësimit plotësues në Gjuhën Shqipe për të gjithë ata nxënës që vijonin këtë mësim.

Vlen të theksohet, se në Kuvendin e punës së LAPSH, të vitit 2012, kur kishte siguruar një buxhet të sigurt për mbarëvajtjen e LAPSH në Gjenevë nga shteti i Zvicrës (Byroje e integrimit për të huaj në Gjenevë shumën prej 60’000.- CHF si dhe nga komunat ku mbahej mësimi nga 200.- CHF për çdo nxënës që e vijonte mësimin, shif raportin e punës nga Kuvendi i LAPSH), me qëllim që organizimin e punës së LAPSH t’a marrin të rinjtë, largohet nga pozita e kryetarit duke shprehur gatishmërinë për ndihmë kurdo që të jetë nevoja pasueseve të tij.

Mbi të gjitha shkollimi i fëmijëve

Gjatë kohës kur Agimi ishte i angazhuar për mbarëvajtjes së LAPSH në Gjenevë por edhe në Zvicër, fëmijët e Agimit: Besiana, Ardiana, Driloni dhe Elona që kishin ardhur bashkë me bashkëshorten Xhevahiren nga Kosova si dhe Kaltrina që lindi në Gjenevë, fal kujdesit të bashkëshortes së tij, rriteshin, shkolloheshin dhe bënin aktivitete të ndryshme sportive.

Besiana mbaron Masterin në Psikologjinë e punës në Gjenevë dhe Nechatel, Ardiana studion juridikun, por pas një oferte të leverdishme për punë ndërprenë studimet dhe tani punon në Shërbimin kantonal për sigurime sociale në Gjenevë (OCAS), Driloni, kryen shkollën komerciale dhe si futbollist profesional, luan për ekipe të ndryshme që nga kantoni e deri tek Lugano në superligë të Zvicrës (tani luan në Meyrin dhe është i punësuar).

Nga medaljet deri te masteri

Elona dhe Kaltrina, të cilat i njohim si gjimnaziste që gati për 15 vite rresht kanë grumbulluar një numër të madh medaljesh në kantonin e Gjenevës duke qenë gati çdo herë të parat (kampione) e edhe më gjerë  në garat e gjimnastikës për Zvicrën frankofone ku si Elona ashtu edhe Kaltrina shpallën kampione në kategoritë e tyre, për të cilat pata shkruar edhe në librin tim:  « Shqiptarët e Zvicrës – 1000 pamje».

Në vitin 2019, Kaltrina mbaron Bachlorin në Universitetin privat CREA të Gjenevës dhe Elona Masterin në Universitetin publik të Gjenevës. Për suksesin e treguar, prindërit u ofruan një pushim të merituar sipas dëshirës së Elonës e Kaltrinës në Dubai- e Abu Dhabi.