Ekspertët shqiptarë në shtetin helvetik nga viti në vit po na bëjnë gjithnjë e më tepër krenar. Arritjet e tyre po shquhen sidomos në mjekësi. Aktualisht kemi dy doktorë shkencash nga radhët e shqiptarëve që tash drejtojnë repartet e kardiokirurgjisë, gjegjësisht të kardiologjisë: Dr. Omer Xhemaili në Spitalin Universitar ( pas bashkimit me repartin simotër të Triemli Spitalt) në Cyrih dhe nga kjo javë edhe Dr. Florim Cuculi, që sapo është zgjedh kryemjek në Spitalin Kantonal të Lucernit, gjegjësisht shef i kardiologjisë po në këtë spital.
Foto teksti: Rexhep Rifati
Me këtë rast nga fb, i Prof. Dr. med, Florim Cuculit, njëherësh profesor universitar, përzgjodha tekstin e tij falënderues: “Është një nder i madh për mua të emërohem kryemjek për kardiologji në Spitalin Kantonal të Lucernit. Unë kam ardhur në Zvicër në vitin 1991 në moshën 14 vjeçare dhe me shumë pak njohuri të gjuhës gjermane dhe tani me jepet mundësia që nga prilli 2023 te marr përsipër këtë detyrë te nderuar.
Dëshiroj të falënderoj spitalin kantonal për besimin dhe shprehi kënaqësinë për këtë sfidë. Unë mbetem ende në dispozicion të pacientëve të mi si në Spitalin Kantonal të Lucernit ashtu edhe në Qendrën e Kardiologjisë të Lucernit.”
Sa për njoftim do theksuar se Profesor Doktor Florim Cuculi, tash në moshën 46-vjeçari dhe është me prejardhje nga Kërçova e Maqedonisë së Veriut, prej nga janë edhe shtat-tetë mjekë (në mesin e tyre edhe dy mjeke), po nga ajo komunë, çka përbëjnë numrin më të madh të mjekëve e mjekeve me prejardhje nga një komunë e përbërë kryesisht me popullatë shqiptare.
Me këtë rast po jap fotot e mija origjinale që kam realizua me doktor Florim Cuculin, në dy nga to bashkë me mjekët nga Kërçova ku në mesin e tyre jemi me zonjën Shukrije Ramadani, si dhe një foto të përbashkët me doktorët Merita e Sefer Gashi. Me këtë rast në emër të portalit tonë prointegra dhe në emrin tim personal i dëshirojmë doktor Cuculit shumë suksese në detyrën e re, por edhe ngritje të mëtejshme në profesion e karrierë, ngase përherë si edhe shumë mjekë shqiptarë në Zvicër përherë na bënë krenar, dëshmi kjo që komuniteti ynë tash ka arrit majat e shkencës e të integrimit në shtetin mik helvetik.