Para 21 vitesh, mendimtari e dijetari i përmasave globale, autor i Filozofisë politike të çështjes shqiptare, prof. Ukshin Hoti, u kidnapua nga regjimi serb.

Atë ditë e deri sot, nuk dihet gjë për të, shteti serb nuk përgjigjet për fatin e tij e as të mbi 1640 personave të tjerë të pagjetur.

Kosova dhe kombi shqiptar nuk e harron birin e vet të shkëlqyer që e mbrojti atë nga barbaria okupatore me drejtësi, duke na treguar rrugën e çlirimit dhe vlerave që na duhen si shtet i lirë e i pavarur.

Prof. Ukshin Hoti na la trashëgim një vepër të papërsëritshme filozofike e politike, si dhe një shembull të jetës unike me dinjitet, qëndrueshmëri dhe guxim.

I përjetshëm është nderimi për Prof. Ukshin Hotin!

Imer Lladrovci,
Shef i Konsullates se Pergjithshme te Republikes se Kosoves ne Stuttgart.