Procedura irrituese e byrokratike dhe të kushtushme për bashkëatdhetarët

Bashkëatdhetarët kanë përshëndetur vendimin e Qeverisë për mbulimi i kostos së policës kufitare/kartonit të gjelbër. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka kominkuar se mbulimi i kostos së policës kufitare/kartonit të gjelbër është i mundshëm vetëm për veturat dhe motoçikletat që hyjnë fizikisht përmes pikave kufitare dhe vlen më së shmti një muaj.

Mirëpo, siç tregon praktika, vendimi i mbulimi të sigurimit të automjeteve për diasporën nga ana e qeverisë, praktikisht po i bie se nuk është e subvencionuiar deri në fund të vitit 2021, por në afat njëmujor.

Në rast të ripërtrirjes apo zgjatjes së sigurimit për maksimalisht edhe një muaj, nevojitet që kjo të bëhet në një nga hyrjet fizike doganore, çka i bie se kjo për të prekurit – varësisht nga rasti, vendbanimi, apo automjeti – kushton dhe shkakton harxhime edhe më të larta se sa polica e sigurimit njëmujor, pasi që, për të marrë një policë të subvencionuar nga shteti duhet shkuar apo kaluar përsëri fizikisht nëpër njërën nga pikat kufitare. Mundësia tjetër, sipas vendimit të Minsitrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, është blerja e policës të re në njërën nga zyrat e BKS-së brenda territorit të vendit. Edhe pse -sipas vendimit të BQK-së – me nje zbritje prej 35% , ky vendim e kjo procedurë vejnë në pikëpytje subvencvionimin e premtuar, apo thënë më mirë ngarkohet me procedura të kushtueshme byrokratike dhe këtë subvencionim a shëbim publik e bënë të pakuptimtë.

Zgjidhja e kësaj padrejtësie shumvjeçare që nga diaspora me të drejtë është e vlerësuar e cilësuar si haraq e plaçkitje, përfundon vetëma tëherë kur Byroja Kosovare e Sigurimeve njeh Kartonin e Gjelbër të poseduar të automjeteve të mërgimtarëve dhe kur instituciomnet përgjegjëse nuk e zvarrisin me tej por e çojnë përpara anëtarërsimin në Kartonin e Gjelbër, që është i mundër të bëhet tani nga 4 shtatori 2021.