Përgënjeshtrim

Ambasada e Republikes se Kosovës ne Bernë konstaton me habi lajmin e çoroditur, të  botuar ne disa media,  se gjate vitit 2011 jane « keqpërdorur ose  avulluar »  40 mijë euro në Ambasaden tonë.
Ky lajm eshte plotësisht  i gënjeshtërt  dhe  tendencioz.
Gjate vitit në fjalë, pra më 2011, ambasada jonë në Bernë  i  është nënshtruar kontrollit financiar  nga dy auditorë të ardhur nga Zyra e Auditorit te Përgjithshëm në Prishtinë, e  pavarur nga MPJ.
Ne raportin e tij per vitin 2011 (Nr. dokumentit: 21.18.1-2011-08 faqe 22 ),  rreth te hyrave dhe të shpenzimeve financiare  ne Ambasaden tonë në Bernë, Zyra e Auditorit të Përgjithshëm, nën piken 6.6.3 rreth   Shpenzimeve Operacionale jep  konstatimin ne vijim :
Sipas raporteve financiare të përgatitura nga Ambasada në Bernë, shpenzimet e vitit 2011 arrijnë vlerën 285,799€.
Pagesa e shpenzimeve bëhet nga të hyrat e inkasuara prej taksave konsullore si dhe mjeteve financiare që MPJ ua dërgon në llogarinë bankare.
Nga krahasimi i shpenzimeve të raportuara dhe  raporti bankar, është konstatuar se vlerat përputhen plotësisht.
Ky raport mund te konsultohet nga çdokush ne webfaqen  zyrtare :
http://www.oag-rks.org/repository/docs/RaportiAuditimit_MPJ_2011_Shqip_621240.pdf
Nisur nga këto fakte,  Ambasada e Republikës së  Kosovës në  Bernë, përgënjeshtron kategorisht këtë lajm si të pavërtetë dhe të pabazuar.

Bernë, më 2 mars 2014
Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë