Osman Osmani, Tiranë, më 8 tetor 2024
Në lokalet e Piramidës në Tiranë, organizuar nga Ambasada e Zvicrës në Shqipëri, me 8 tetor 2024, u porezantua libri «UDHËTIMI I MBRAMË I HELENE E EUGENE PITTARD NË SHQIPËRI, GJENEVË – TIRANË» të autorit Kudret Isaj. Kjo vepër përmbanë shumë informacione dokuemtuese e fotografi të kohës, të panjohura deri më tani, e që paraqesin pasurim e plotësim të mozaikut të historisë shqiptare dhe krijimin e instritucioneve humanitare në Shqipëri dhe njohjen e shtetit shqiptar në arenën ndërkombëtare. Libri i kushtohet akademikut zvicerian, gjegjësisht zviceriano-shqiptarit, Eugene Pittart dhe bashkëshortes së tij Helene Pittard dhe ndriqon kontributit të tyre të shumanshëm për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Botimi i këtij libri afër 1000 faqesh në shqip dhe në frëngjisht do të mundësojë njohjen më të gjerë të historisë së harruar të çiftit zvicerian të cilët kanë bërë shumë për Shqipërinë. Vepra është fryt i një pune shumëvjeçare të autorit Kudret Isaj dhe me kontribute të çmuara nga pasardhës të familjes Pittard në Gjenevë. Ndërsa botimi është mbështetur, ndër të tjerë, edhe nga Ambasada e Zvicrës në Shqipëri.
Akademiku humanist Eugene Pittard ishte bërë edhe zëdhënësi ndërkombëtar i Shqipërisë në një kohë të ndërlikuar. Ai loboi fuqishëm për të drejtat dhe sovranitetin e Shjqipërisë së cunguar dhe luajti një rol jetik në pranimin e vendit në Lidhjen e Kombeve në vitin 1920. Pamfleti i tij më i famshëm «Pour L’Albanie» i botuar në të përditshmen «La Suisse» të Gjenevës paraqet gjendjen reale të vendit në atë periudhë, jep argumente dhe bën apel për pranimin e sovranitetit të rrezikuar dhe edhe ashtu të cunguar të Shqipërisë. Shteti shqiptar asokohe Prof. Eugene Pittard e emëroi Konsull të Përgjithshëm Nderi në Gjenevë.
Kjo vepër dhe ky prezantim, siç theksojë edhe midiet shqiptare, paraqet një lloj fushate të ndërmarrë nga Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, zonja Ruth Huber, për njohjen e kontributit të shumanshëm të akademikut zvicerian dhe bashkëshortes së tij, që ndër të tjera mund dhe duhet të shërbejë për njohjen dhe thellimin e mëtejmë të miqësisë tradicionale dhe avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve shqiptaro-zviceriane. “Kur Eugene e Helene Pittard shkelën për herë të parë në Shqipëri, ata nuk e dinin se do të dashuroheshin me këtë vend dhe njerëzit e tij. Që nga ai vit 1910, duket se jeta e tyre u shënjua nga pasioni i përbashkët për këtë vend të vogël ballkanik”, tha Ambasadorja zvicerane Ruth Huber, duke shtuar ndër të tjera, se: “Sot ne festojmë jetën dhe veprën e një intelektuali të shquar zvicerian, kontributet e të cilit për Shqipërinë kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e përbashkët të të dy vendeve tona. Ai është padyshim një trashëgimi e vërtetë zviceriano-shqiptare”.
Këtë të vërtetë në fjalën e tij e dëshmoi edhe botuesi i këtij libri, zotëri Luan Rama duke theksuar se: “Në fakt ky është një gur themeli në marrëdhëniet zvicerano-shqiptare”. Ai përmendi misionin shkencor, antropologjik, humanitar, arsimor dhe diplomatik të Eugene Pittard në shërbim të Shqipërisë.
Fushata për njohjen e figurës dhe kontributit të Eugene Pittard për Shqipërinë nga ana e Ambasadës së Zvicrës në Shqipëri do të vijojë me një seri aktivitetesh të tjera përgjatë periudhës 2024-2025, ndër të cilat duhet veçuar edhe ekspozitën me fotografi të kohës, të panjohura e të paparezentuara për publikun e intersuar deri më tani.
Mbetet të shpresohet se edhe Ambasada e Shqipërisë në Zvicër, si shenjë nderimi e mirënjoheje, në një mënyrë apo tjetër, ti bashkangjitet kësaj fushate të simotrës së saj në Shqipëri, për të bërë të njohur këtë kontribut shumë të çmuar dhe të shumanshëm të këtij kolosi zviceriano-shqiptar si për komunitetin shqiptaro-zvicerianë që numron rreth 300’000 veta, ashtu edhe për zviceranët e 4 e më shumë gjuhëve e kulturave si dhe homologet e saja në Zvicër.
Ftesën bashkë me njoftimin për prezantimin e librit, portali ynë e mori nga Klubi zviceran në Shqipëri, anëtarë të të cilit janë edhe pjesëtarë të prointerga’s.
Preztantimi i librit në fjalë u ndjek edhe nga disa televizione shqiptare. Në vijim të intersuarit në vegët e bashkangjitura mund të ndjekin reportazhet si dhe një intervistë të Ambasadores Ruth Huber:
Botim i ri “Udhëtimi i mbramë i Eugene dhe Helene Pittard në Shqipëri” (youtube.com)
Inrervista me Ambasadoren Huber: Rizbulimi i Eugene Pittard, ambasadorja: Kontributi i shumanshëm për Shqipërinë (youtube.com)
Eugene Pittard, një humanist zviceran në Shqipërinë e viteve 1920 (youtube.com)