Presidentja e Maqedonisë Gordana Siljanovska-Davkova-një raciste dhe një kripto-atesite par exelans

Nga Xhevat Hasani, me 7 shkurt 2025

Presidentja Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, me ta marr postin e presidentes së vendit me 12 maj të vitit 2024, që ditën e parë të punës ushtroi një akt racist ndaj shqiptarëve, që jetojnë në viset e tyre në gjysmën perëndimore të Maqedonisë.
Akti racist i saj ka pasur të bënte me faktin se ajo me ta hapur faqen zyrtare të presidencës në kompjuterin e saj, për shkak të urrejtjes raciste që ka ushqyer dhe ushqen ndaj shqiptarëve, e ka fshirë menjëherë faqen në gjuhën shqipe. Sytë e saj nga vërbëria raciste ajo që ka ndaj shqiptarëve, nuk kanë mundur ta shohin alfabetin latin të shqipës dhe vetë gjuhën shqipe, edhe pse ajo me Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, nuk është vetëm presidente e maqedonëve, por është edhe presidente e shqiptarëve dhe e të tjerëve që jetojnë në Maqedonin e Veriut.

Akti tjetër sa shovinist dhe antinjerëzor i Gordana Siljanovska- Davkova, ka të bëj me faktin se ajo pra një kohe fali nga përgjegjësia penale të gjithë ata maqedonë VMRO-istë, të cilët në 27 prill të vitit 2017 pasiqë u futën kafshërisht në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, rrahën me mjete të forta disa deputetë të LSDM-së dhe disa deputetë shqiptarë, përfshi këtu edhe deputetin Zijadin Sela, kryetar i „Aleancës për Shqiptarët“, të cilin e rrahën për vdekje.

Gordana Siljanovska-Davkova edhe pse me profesion juriste, edhe pse ka publikuar rreth 200 punime „shkëncore“ për të drejtën kushtetuese dhe, edhe pse ka qenë profesore e të Drejtës Kushtetuese në Univesitetin e Shkupit, megjithatë, duke qenë e vërbuar nga racizmi antishqiptar, ajo ende „nuk e ka kuptuar“ se shqiptarët në Maqedoni nuk janë një pakicë kombëtare apo një komunitet pakicë, siç i konsideron ata ajo, por kanë qenë e janë një shumicë kombëtare menjëherë pas shumicës kombëtare maqedone.

Ska dyshim se Gordana Siljanovska-Davkova për ta kuptuar se shqiptarët në viset e tyre në Maqedoni janë komb shumicë dhe shtetformues njëkohësisht, ashtu siç janë edhe maqedonët komb shumicë dhe shtetformues njëkohësht , ajo ka nevojë të ngutshme për një leksion mësimor, sa të fortë aq edhe të ftohtë të cilin ka kohë që e kërkon dhe meqë e kërkon edhe ka për ta gjetur.

Gordana Siljanovska – Davkova me 23 dhe 24 maj të vitit 2024, së bashku me delegacionin e Kishës Autoqefale të Maqedonisë së Veriut e vizitoi Selin e Shejtë të Vatikanit. Ajo duke bërë kryq dhe duke ia puthur dorën Papa-Franqeskut, u përpoq ta mashtroj Papën sikur gjoja ajo vërtetë është besimtare e Krishtit dhe e Zotit!

Por, Gordana Siljanovska-Davkova për vetë faktin ushqen urrjetje raciste dhe patologjike ndaj një populli të pafajshëm siç është populli shqiptar në Maqedoni, ajo nuk e beson as Krishtin, as Papën dhe as Zotin, sepse si edhe presidenti i Serbisë Vuçiqi dhe ai i Rusisë Putini, edhe ajo është një ateiste e fshehtë (kripto-ateiste). Të vetmën gjë beson ajo janë shovinizmi dhe raciszmi.

Gordana Siljanovska- Davkova një plakë me njërën këmbë në varr e me tjetrën mbi varr, nuk dëshiron asessi që të ik nga kjo botë pa e marr me vete edhe thesin e mekatëve të saj të ushtruara ndaj shqiptarëve.

Është pak të thuash: U djegtë në Ferr!