Për një Zvicër të hapur dhe solidare!

http://offen-und-solidarisch.ch/buendnis

Pas aprovimit të “Iniciativës kundër imigrimit masiv” kërcënohen të përkeqësohen të drejtat e mbi 1.8 milion njerëzve pa pasaportë zvicerane. Ndërsa dihet mirë se këta njerëz kanë kontribuar për mirëqenien e përbashkët, për kualitetitin jetësor dhe për diversitetin kulturor të Zvcirës.

Siguria e të drejtës së qëndrimit dhe e drejta  për të jetuar me familje janë të rëndësishme edhe për integrim të suksesshëm. Këtë të drejt njerëzore duhet mbrojtur me angazhim të madh.

Ne duam marrëdhënie të mira dhe të rregulluara me të gjithë fqinjët në Evropë. Ne nuk duam të jetojmë në një ujdhesë të izoluar vetëm për të pasurit, të cilët izolohen përreth dhe ku të varfrit diskriminohen.

Andaj ne ftojmë të gjithë që më 1 mars para sheshit federal në Bernë që bashkë të ngremë zërin për të drejtat. Ne kërkojmë:

–          Solidaritet me të gjithë njerëzit pavarësisht pasaportës që ata posedojnë
–          Kundërshtim reduktimit të të drejtave të migranteve e migrantëve
–          Marrëdhënie të mira dhe të rregulluara me Unionin Evropian, për të mos u diskriminuar as zviceranet që kanë migruar në shtete e BE-së
–          Zhvillim ekonomik dhe ruajtje të mjedisit me vlera jetësore dhe mbrojtje të pagave si dhe kushteve të punës përmes ndërmarrjes së masave të brendshme politike
–          Që të rinjtë, shkollarët, studentët dhe nxënësit në Zvicër dhe Evropë të mos bartin pasojat e iniciativës në fjalë dhe të kenë edhe më tej mundësi mobiliteti
–          Që bashkësia akademike në Zvicër bashkërisht me atë në Evropë të përcaktojë të ardhmen e peizazhit arsimor dhe hulumtues evropian.
–          Të luftohet qysh tani iniciativa edhe më radikale Ecopop, e cila në atë ardhmen e afërt pritet të hedhet në votim

 

Kur: më 1 mars, në ora 14:30
Ku: në sheshin federal (Bundesplatz) të Bernës  

Manifestimi mbështetet nga Shoqatat, Organizatat dhe Partitëvijuese: