Pos Abdullah Shabanajt e Selami Krekës, a ka mësues të viteve të `40-ta të tjerë në këtë botë (26)

Në përmbyllje të këtij fejtoni të gjithë jemi kureshtarë të mësojmë se a jeton ende dikush nga e tërë ajo armatë, prej disa qindra mësuesish që u shpërndan  nga Shqipëria në trojet tjera etnike në vitet e `40 -ta? – Nga ajo që kam arrit të mësoj edhe më tej jeton dy nga viganët e e asaj periudhe: në Elbasan mësuesi 97 vjeçar, Abdullah Laçi- Shabanaj dhe në Korçë mësuesi 94 vjeçar, që të dy ish- mësues në komunën e Ferizajt

Shkruan:  Rexhep Rifati

Në përpjekjet për të mësuar se a ka ende mësues në jetë që nga Shqipëria, shkuan për të ngritur shkollën shqipe në Kosovë dhe në trojet tjera etnike shqiptare, së voni mësova se pos Selami Krekës nga Korça, që është në prag të 95-tave(u lind me 25 Korrik 1926 në Krosnisht të Krahinës së Gorës)  e që ende është vital e që ka një kujtesë të shkëlqyeshme, po asht në Elbasan ende është në jetë mësuesi Abdullah Shabanaj, që në Kosovë mbante mbiemrin Laçi ( u lind në Elbasan në mars të vitit 1923 ). Në përpjekjet që themeluesi i shoqatës prointegra,ch, Osman Osmani para sa ditësh në Elbasan, për të takuar mësuesin Abdullah, për shkaqe shëndetësore të rënduar edhe nga mosha, nuk arriti ta takoj.

Megjithatë edhe tash Mësuesi Abdullah i ka të freskëta në kujtesë ditëte para në Talinfc të Ferizajt, ku edhe erdhi edhe pas çlirimit të Kosovës i ftuar edhe nga disa ish nxënës të tij që ende janë në këtë botë. Duke shfletuar kujtimet nga ditët e para të mësuesisë, në katundin Talinoc të Ferizajt, ku shërbeu për herë të parë, mësuesi Abdullah thotë se: “ Ishte kënaqësi të bisedosh me banorë, të cilët ishin të kënaqur me punën tonë, sidomos kur përmendej e kaluara e lavdishme historike shqiptare”.

Që të dy këta ish – veteranë të arsimit, që shkuan në Kosovë: i pari Abdullahu në vitin 1942 dhe i dyti, Selamiu në vitin 1945, lanë gjurmë të pashlyeshme në mësimdhënien e parë në gjuhën shqipe në shkollat e Ferizajt me rrethinë, ndërsa Selami Kreka edhe në fshatrat e Drenicës përfshirë edhe Prekazin legjendar. Derisa punonte në gjimnazin shtetëror shqiptar të Ferizajt arrestohet nga UDB-a jugosllave duke vuajtur një burgim 16 mujor në Ferizaj e Prishtinë. Vërtetë është kënaqësi të kesh dy mësues që janë në prag të mbushjes së një shekull jetë, si aktorë direkt në mësimdhëniet në shkollat e para shqipe në Kosovë. Ndaj edhe si individë edhe si redaksi ju urojmë shëndet të mirë dhe trashëgimi të plotë me nipa e mbesa, aq më parë që bënë shumë për brezat që edukuan kudo në nën qiellin shqiptar.

Ndaj edhe në prag të këtij fejtoni kushdo që do për një mësues apo mësuese që kanë shërbye në trojet etnike në vitet e `40-ta mundësisht të na shkruaj që të plotësojmë këtë mozaik të një brezi mësimdhënësish që shpërndan dituritë e para në gjuhën amtare në të gjitha trojet shqiptare.