Kur, muzika, poezia  dhe filozofia bëhen një

Portreti Arbëresh, Aaron Puccio

Aron, lind në Piana degli Albanesi – Hora e Arbëreshëve Diplomohet në Universitetin e Palermos  në degën  Filologjin  moderne italisht dhe është mësues në shkollën e mesme në Monreale – Palermo.

Jam arbëresh i Piana degli albanesi-  thot Aaron me krenari ndërsa përshëndetemi me të. Ai është i apasionuar pas muzikës blues, rock psichedelico, rock progresiv dhe është lexues entuziast i romaneve psikologjike dhe filozofike . Ai është këngëtar, harmonist, kitarrist amator si dhe autor i disa braneve muzikale e tekteve letrare.

Shpirti i tij poetik shihet edhe në tekstet muzikore. Kjo gjellë (Kjo jetë), Dashuria , Kur të vërrenj. Tekstet e tij përmbajnë bukurinë e fjalës arbërshe, shpirtin e tij filozofik si edhe ato nota  malinkonike që zakonisht pushton  shpirtin e poetit. Ai është pjesëmarrës i festifalit Arbëresh në  Shën Mitër Korona Në vijim disa nga krijimet e tij.

Kjo gjellë (Kjo jetë)

Furturë zborë e shi diell vapë e dritë
dre lotë vajtim paqe gaz e gëzim
dje i qosmë si një rregj sot pa shpi si një qen( rrugëve)
Kjo gjellë kjo gjellë ë kështu e mos klaj t’i bësh keq
dje i qosmë si një rregj sot pa shpi si një qen
Kjo gjellë kjo gjellë ë kështu o e lë o e merr
Një dhrom çë ngë njeh një tren çë ngë pret
Një dorë çë të nget ca ujë kur ke etë
Mos lyp përçë ngë mënd dish më shumë
Kjo gjellë kjo gjellë ë kështu ngë t’e thot çë do bënj
Mos lyp përçë ngë mënd dish më shumë
Kjo gjellë kjo gjellë ë kështu të mban zgjuar kur ke gjum

Dashuria

Te dejti sa eshtra e sa pak pishq Dashuri Dashuri ndienj tëtim
Te dheu bien nga ditë fëmijë e shpi Dashuri Dashuri sa mavri
Dashuri Dashuri mos mëno sprënxa jonë Dashuri (2)
Likura e gjindes dal’e dalë ju ter Dashuri Dashuri thuamë ku je
Një zjarr i lig ka vërbuar këtë botë Dashuri Dashuri mos zbier qëro
Dashuri Dashuri mos mëno sprënxa jonë Dashuri (2)

Nani të shoh me sytë tim jam zgjuar ngë jam e ëndërrinj (2)
Në det sa eshtra dhe sa pak peshq
Dashuri Dashuri ndjehem i ftohtë
Në tokë bien çdo ditë fëmijë dhe shtëpi
Dashuri Dashuri sa njerëz të pakënaqur
Dashuri Dashuri mos vono shpresa jonë Dashuri (2)
Lëkura e njerëzve gradualisht u tha
Dashuri Dashuri më trego se ku je
Një zjarr i keq e ka verbuar këtë botë
Dashuri Dashuri mos harxho kohë
Dashuri Dashuri mos vono sphresa jonë Dashuri (2)
Tani të shoh me sytë e mi jam zgjuar, nuk po ëndërroj (2)
Kur të vërrenj
Kur të vërrenj, zëmbra jime, kur të vërrenj
Kur të kam këtu te ana e të vërrenj
Na jam më t’errët më vjen dritë e ajo natë bënet ditë
Kur të vërrenj zëmbra jime kur të vërrenj

Kur te sytë të vërrenj u zgledh gjithë atë çë ke
Kur te sytë të vërrenj më flet zëri çë foli shumë herë
Përpara zjarrit ngulur te një shtrat
Përposh shiut me ujët çë na lag
Kur te sytë vërrenj mua kjo gjellë, mua më qesh
E kur qesh, ti kur qesh, sa më pëlqen
E kur qesh, ti kur qesh, sa më pëlqen
kur të shkëlqejnë sytë te shpirti jim zë një festë
Kur të vërrenj, zëmbra jime, kur të vërrenj

Aron, është një djalosh me një profil sa artista dhe intropspektiv.

Kur merr kitarën në dorë  edhe pse është amator, ai i nënshtrohet  një metamorfoze të plotë: fytyra e tij e qetë dhe i qeshur si diell  shëndërrohet  në mijëra maska ​​tensioni dhe emocioni;

Sytë e tij, zakonisht depërtues dhe të vëmendshëm, metamorfozohen në dy copëza hapsira, ku të bënë të depërtosh në botën e tij. 

Xhupini i tij me stemën e madhe Hora e Arbëreshe, shton tek Aaron mitin e përjetësisë së këtij populli,  kaq të rrallë në univers.     

Muzika për Aron është pjesa e identitetit të tij. Në repertorin e tij arbëresh do të ndjeshë zjarrin arbëror të  Moresë,  lirikën e  bilbilit të Shqipërisë  Vace Zelës, bukurinë sentimentale të serenatave Korçare, dhe pathosi i këngëve të UÇK të Kosovës e në shpirtin e tij melankoninë 600 vjeçare kur këndohet himni arbëresh.   

Artistët njihen, për natyrën e tyre;  të zhdervjelltë, të natyrshëm, pa komplekse, spontane, por edhe razionale, dhe si rrjedhojë për Aaron  natyra e tij ka edhe  atë dozë filozofike e introspektive.  Ai kalon me dialektikën e tij sa sa në filozofinë Karteziane,  në psikoanalitikën e  Freud, mbërthen filozofinë e Nietzsch “Super Uomo”, penetron në notat diabolike të  bluz Tommy Johnson, heton në “invencionet” e Pink Floyd  e të Gong, përcjell te Doors e penetron në vizionin kozmik të Jim Hendrix. Vendos maskën e Pirandellit, e mbart  metaforën “Borgjezi-Njeriu- Ujk, . Në mënyre të qartë  na shtjellon mentimin e tij filozofik  me veprën “ Ujku i Stepës” së Hermen Hesse, ku gjithë gjithë filozofia humane vërtitet në tezën: Egsistenza  humana dhe krisi i egzitencializmit të tij.

Aron, në librin e tij” Mondo in Mi sporco” na jep çelsin e pentagramit që është “ Njeriu” dhe na i vendos atë në çdo partiturë dhe na paraqet një overturë, një  traktat introspektiv mbi “qënien njerëzore”ku ndërthuren element  fizike, filozofike, psicoanalitike, psichedelico tra poesia, teatri e muzika e mbi to ndërton një puzzle midis “Arsyses” racionale, dhe “Ramingo” irracionale duke mbajtur si ritëm,  notën “Mi” jo të pastër, (në mungesë të intervalit te tretë).

Kjo partiturë  filozofike që paraqet Aaron  frymon, dhe prek akordet e “Caosit,” kryqëzon shkrirjen midis së mirës dhe së keqes, raporton kufijtë e pacaktuar dhe të kundërt, lakon  një pasqyrë të një bote kalimtare, e ku spërkat spontaniteti i natyrës e prishen  kufij për të  krijuar të tjerë. Aron nëpërmjet racionalitetit të tij na sygjëron se Jeta, herë herë është një “idil pa idil”, ku rregullat dhe përparimi i imponuar e distancuan njeriun nga spontaniteti.

Reaksionet “Djabolike”,  impulset e homo Sapienz që  krijojnë Super IO, dhe në psherëtimën e tij krijon shtjella ajo dozë pikë e errët bërnda nesh “ il lato oscurro). 

Për Aaron filozofia njerëzore rrotullohet nëpërmjet vektorëve. “Arsyeja dhe Ramingo”.

Arsyeja, funksionon si virtyt matematikor dhe racional. Ramingo nga ana tjetër tërhiqet nga iracionaliteti.  Të qënia humane Hemisfera e djathtë ështe vepër e instikteve,  ndërsa Hemisfera e majta ështe  Arsyeja. Aaron, na përcjellë ata vektor të forcave të kundërta,  midis Arsyes dhe Ramingo të cilat  funksionojnë si një centrifugë, ku të dy vektorët përdorin armët e tyre më potente duke mos lënë hapsire paqësore mes tyre.

Ramingo ka anën tjetër të medaljes .Ai nuk është statik. Ai është lëvisje, dhe si i tillë kthehet në hark, në qark, në disk dhe si i tillë ndahet nga ai segment i përgjegjësisë dhe shkon drejt artit.

Cdo gjë rrutullohet  drejt “Ramingo”, që në pamje të parë  nuk përmban asnjë nuancë negative, përkundrazi,  prodhon ficion: poesi e muzik. Këtë e shohim  në përdorimin poetik-letrar italian ku Ramingo ka një nuancë empatizuese ose viktimiste. “Ramingo” i tërhequr nga instikti, përshkon territorin e ashpër, godet dhe merr hapsirë.  

Për Aron të dy vektorët “Arsyeja e Ramingo godasin rëndë, por vetëm kur je i paisur mirë me “njohjen – me qëllimin racional” vetëm atëherë mund të orjentohesh  mirë. 

Ajo që është e “ndaluar” tërheq, dhe në Art në të njëjtën kohë  ajo zë vend si reale, ideale, dhe materiale.  

Hetimet, përqasjet, largimet, janë një vazhdimësi  të hulumtimeve humane dhe njeriu nuk mund të qëndroj pa artin e tij. Arti është pjesë e  “incoscio”- thotë Freud. Ndodh që njeriu kur penetron në art nuk tenton të rrëfej realitetin, dhe Aaron na sjellë ndër mend muzikën psichedelica të muzikës rock, analizon misticizmin e DOORS dhe na përcjellë në vizionin kozmik dhe astrale të Jimi Hendrix, blues i Robert Johnson, Skip James, apo në Rock progresiv të grupit King Crimson, Emerson Lake$ Palmer etje 

 “Arsyeja dhe Ramingo” janë  dy fenomene që konfrontohen – përballen  dhe Aaron na sjellë si shembull Pirandellin: “ il Piccolo me” duke iu drejtuar “Gran me” në novelën 1984. Dy persona në një familje gjithmonë në konflikt me njëri – tjetrin, por në fund të fundit konfrontohen, dhe dashur pa dashur krijohet një dialog.   

Njeriu është edhe gjukues, dhe Aron na përcjellë pozicionin  e “Dantes- gjykues”  në dashurinë e marrë midis  Paolo e Franceska  në Këngën e pestë të Ferrit.

Në epiqendrën humane gjendet edhe ajo njollë  “Hija e errët” “Dr Jekyll dhe Mr Hyde”. Ende sot një nga përfaqësimet më efektive të dikotomisë së së mirës dhe së keqes, dashurisë dhe urrejtjes.

Një temë plot implikime filozofike, teologjike dhe psikologjike.

Kjo njollë e errët është aq ektreme sa arrinë tragjedinë humane. Ajo njollë sadika, pjesë e njeriut austrolopitek që “Homo Sapienz” trashëgoi një përqind në gjenetikën e tij. Njeriu nuk  do që ta pranojë ose nuk do që ta njohë atë njollë të errët që ka secili ndaj nesh brënda vetes, gjurmë e errët e cila mund të edukohet e të shëndërrohet në  artë si forme diabolike apo hyjnore qofshin. Për të kuptuar mirë këtë ngërç, Aron na përcjellë veprën e Pirandellit “Il giganti della montagna – Gjigantët e Malit. Një botë e padukshme, ëndërrimtare, një  vizion“përtej“ në të cilën çdo gjë mund të ndodhë, ku Arti mund të jetojë me natyrshmëri dhe spontanitet ekstrem.

Kuptimi “përtej”, megjithatë, është edhe një kurth: është diçka e paprekshme, e pafundshme, por  edhe e papërsëritshme, sepse, qenia humane  është e zhytur në atë të ashtuquajtur “kohë” nga e cila nuk ka kthim prapa.

Optika e qenies njerëzore, është plot pasiguri, plot me dilema, plot frikë, por edhe si një vazhdimësi i atyre segmenteve i asaj që zbulon dhe kërkon të thellohesh, në atë universi sa Utopik, aq edhe racional: Njeriu- koha, njeriu- hapsira, Njeriu e Super Io, Njeriu- diabolismi, Njeriu- figura e tij e dyfishtë, etje etje   janë  forma introspektive, shirita  të arkitekurës së këtij libri.  

Reflektimi i Aron na sjellë ndër mend thënien e Aldous Huxley. Nëse dyert e perceptimit do të ishin të pastra, çdo gjë do t’i dukej njeriut ashtu siç është në të vërtetë: e pafundme. Sepse njeriu e ka mbyllur veten në vetvete, deri në atë pikë sa i sheh të gjitha gjërat përmes të çarave të shpellës së tij”

“Il Mondo  në Mi Sporco” është një traktat ku jep mendimin e autorit, ku ajo pjesa e errët, ajo energji ndoshtas diabolike vihet në shërbim të  artit, një „çlirim“ psikologjik, si një çlirim i përkohshëm nga rregullat e logjikës, si një ekzaltim i aftësive perceptuese, të kujtojmë hijet e Edgar Allan Poe që u kthyen në një vepër madhështore, Fior del Mal  të  Baudelaire.  Ajo njolla e errët   

pjesë e një shpirt të ndjeshëm e të brishtë komunikimi mes njerëzve dhe ankorimi i ekzistencës në një dimension njerëzor dhe real ku e „e keqja“, ajo njollë e errët  tërheq dhe josh.

“Arsye dhe Ramingo” është një luftë e vazhdueshme midis së mirës dhe së keqes, midis dashurisë dhe urrejtjes. Në pamundësi për ta pranuar këtë dikotomi, kërkohet  që personaliteti i njeriut  ta ndajë por nuk mund të ndajë plotësisht  Prishja e dialogut midis dy anëve të së njëjtës medalje mund të kishte vetëm pasoja katastrofike. Duke mos kontrolluar njëri-tjetrin, të dy entitetet nuk bëjnë gjë tjetër veçse priren drejt sjelljeve gjithnjë e më ekstreme në drejtime të kundërta. Kjo na bën të kuptojmë se njeriu në vetvete është një masë kontraditash,akoma nuk ka arritur atë pjekurinë  formën më të lart të koshiencës.  Duke menduar se deri ku mund të shkojë mendja e qënies njerëzore  është e pamundur të injorojmë kombinimin më të vjetër në botë, kombinimin (shpesh të suksesshëm) të gjeniut dhe çmendurisë – marrëzisë .

Kopertina e këtij libri është e shoqëruar me ilustrimet e Davide Napoli. Një artist i vëretet ku në forma marramendëse, arte surreale me linja herë dadaistika dhe herë apstraktizëm, shpreh format e të menuarit. Teknika e tij është nëpërmjet bojës kinës. Këto imazhet bëhen pjesë  sa introspektive aq edhe organike  të veprës së Aaron.

Ornela Radovicka
Qendra Albanalogike A. Bellusci
themeluar në 1980 – Frascineto – Kalabri