Portali ynë “prointegra.ch “, nga sot në çdo fund javë ( të shtune) me një kala shqiptare

Që nga e hëna e parë e këtij viti portali ynë në vazhdimësi e ka filluar  javën me prezantimin e një muzeu, apo shtëpie- muze, ndërsa nga sot do ta përmbyllë javën, çdo të shtune me një kala, gjegjësisht kështjellë shqiptare.

Në këtë mënyrë lexuesve tanë do tu mundësojmë të njihen me monumentet e rëndësishme etno- kulturore e historike në gjitha trojet shqiptare si dhe në vendet tjera ku ruhen vlera etnografike të popullit tonë. Aq më parë që kështjellat tona paralelisht kanë qenë edhe monumente qëndrese , flijimi e heroizmi. Secila nga këto kala apo kështjella ka historinë e vetë dhe është dëshmi materiale e një periudhe përmes së cilës kaloi populli ynë duke u përballë me luftra të shumta për liri dhe mbijetes.

Të gjitha vizitat nëpër këto objekte nga anëtarët e redaksisë sonë si dhe përgatitja për shtyp bashkë me redaktimin dhe postimet në portal bëhen thjeshtë në baza vullnetare, prirë nga pasioni dhe dashuria për vendin tonë, pa pas për vite kurrfafarë mbështetje financiare nga askush!

Redaksia

( Në foto: kalaja e ndërtuar nga Ali Pashë Tepelena në Portin Porto Palermo afër Sarandës)