Portali “prointegra.ch” merr pjesë në manifestimin “Vallja” në Kalabri  

 

Si edhe në çdo aktivitet të rëndësishëm arbëresh edhe në manifestimin “Vallja”, që organizohet në katundet Çifti ( Civita ) dhe Frasnitë (Fracineto), do të marrim pjesë edhe si portali prointegra.ch, prej nga do të raportojmë për këtë aktivitet pesëshekullor, por që nuk arriti të mbahet dy viteve të fundit shkaku i pandemisë. Kjo është hera e parë që marr pjesë bashkë me familje dhe miq nga mërgata në Zvicër. Manifestimi i sivjetëm qëndror me peshë sa kulturore e kombëtare, aq edhe turistike, që ka tërheq jo vetëm interesimin e dhjetëra grupeve arbëreshe por edhe të shqiptarëve nga trojet etnike e mërgata, mbahet në Çifti ( Civita ) në e në te do të merr pjesë edhe kryetari i Shqipërisë, Ilir Meta.

Teksti e fotot Rexhep Rifati

Siç duhet, shkaku i pandemisë për dy vite me radhë ky manifestimi nuk u mbajt, ndaj edhe organizimi i nesërm në këto dy katunde me peshë sa kulturore e kombëtare, aq edhe turistike ka tërheq jo vetëm interesimin e dhjetëra grupeve arbëreshe por edhe të shqiptarëve nga trojet etnike e mërgata. Siç jam informuar në manifestimin e sivjetmë do të merr pjesë edhe kryetari i Shqipërisë, Ilir Meta.

Do theksuar se “Vallja” është një rit, që  festohet ditën e marte pas Pashkëve, kur përgjatë rrugës kryesore, grupe të shumta artistike nga fshatrat arbëreshe defilojnë rrugëve të ngulimit më atraktiv arbëresh Çifti. Në këtë festë, ku kam marr pjesë edhe më parë,  zakonisht marrin pjesë grupe artistike nga fshatra të shumta arbëreshe, që përmes këngëve dhe valleve e kthejnë këtë ngjarje në një spektakël të vërtetë.

Sa i përket manifestimi “Vallja” në Frasnitë, që zakonisht mbahet pas dite, për ndryshim Çifti ( Civita), këtu ka karakter lokal, dhe konsiderohet i një karakteri shumë origjinal e autokton. Lidhur me këtë  At, Antonio Bellusci, nga pozita e një etnologu të mirëfilltë, thotë se është shumë origjinale, dhe shton se: “Arbëreshet me kostumet e tyre janë krenare, janë dinjitoze, elegante e luksoze. Lëvizjet e tyre janë shkëlqimi i diellit, dhe ngjyra blu e hënës. Festa “Vallja” interpreton këngë epike, rapsodi tradicionale, por edhe këngë satire e të improvizuara”.

Për portalin tonë prointegra do tu njoftojmë nga vendi i ngjarjes për këtë aktivitet tradicional kulturor arbëresh që mbahet në kuadër të Festës së Pashkëve, e që lidhet me një fitore të Skënderbeut ndaj ushtrisë turke.

Me këtë rast ca foto nga manifestimi i valleve, që kam shkrep më parë, si dhe programin e postuar nga shoqata “Shqiponja” e Shën Sofisë, ku shihet se pjesëmarrëse do të jenë 9 grupe artistike arbëreshe, ku ruhet gjuha, tradita dhe riti i të parëve  !