PO për arkën shëndetësore publike

Votimet federale në Zvicër, më 28 shtator 2014

Në fund të shtatorit do të votohet për Arkën publike Shëndetësore. Unioni i Sindikatave Zvicerane dhe shoqatat e bashkuara në te, ndër të cilat edhe sindikata UNIA, mbështesin këtë iniciativë popullore. Në vijim do tu shpjegojmë lexuesve tanë përse duhet dhe është kuptimplote të votohet me PO.

Iniciativa popullore „Për një Arkë shëndetësore publike“ ka për qëllim që, një Arkë e vetme bashkë me agjencitë nëpër Kantone të përmbaroj sigurimet themelore shëndetësore. Në të ardhmen duhet që edhe të siguruarit bashkë me përfaqësuesit e federatës dhe të Kantoneve të jenë të përfaqësuar në organet e kësaj Arke të vetme. Kështu në të ardhmen mbi premitë nuk do të vendosin vetëm anëtarët e bordeve drejtuese apo lobistët e arkave shëndetësore, porse të gjithë.

Sigurimet shëndetësore nuk janë mall!

Që nga 1 janari 1996 të 61 sigurimet shëndetësore të sotme janë të organizuar sipas ekonomisë së tregut (të lirë), ku si pasojë në rend të parë vihet fitimi e jo shëndeti i të siguruarve. Arkat (agjencitë e sigurimeve shëndetësore) sot funksionojnë sipas logjikës të seleksionimit rrezikues, pra mundësisht të siguruar që kushtojnë pak. Kush kushton shumë, mundësisht të mos pranohet fare nga Arkat. Nuk ka fare transparencë dhe – pasi nuk janë të përfaqësuar – të siguruarit nuk kanë pasqyrë, se çka ndodh me premitë e tyre, si dhe s’kanë ndikim politikat e tyre. Kjo tani bëhet vetëm nga anëtaret/ët e bordeve drejtuese dhe shoqatave të tyre të interesit, si fjala bie Santésuisse.

Është i nevojshëm ndryshimi i sistemit

Me Arkën publike shëndetësore zgjidhet përfundimisht problemi i seleksionimit rrezikues, sigurohet një trajtim i njëjtë përfitues, falë ndarjes së rreptë të sigurimit themelor nga ai shtojcë sigurohet transparenca dhe thyhet fuqia e Arkave. Ky ndryshim i sistemit është i nevojshëm për ti dhënë fund eksplodimit të premive. Është në të mirë dhe në interes të të siguruarve. Andaj duhet votuar me PO!

Për të mësuar më shumë dhe për tu infomuar drejtë dhe në të mirë të të gjithë njerëzve që jetojnë në Zvicër si dhe përse duhet votuar me PO për këtë iniciativë popullore, shihe edhe vegën e internetit në tri gjuhët zyrtare të Zvicrës: http://oeffentliche-krankenkasse.ch/