Pitja e Çobanit (Shepard’s Pie)

Pitja e Çobanit (Shepard’s Pie) si dhe mish i bardhe me perime te pjekura ne shtage. Nje recete e lehte per tu pregatitur dhe shume e shishme njekohesisht.

Perberesit:
600gr mish te bluar te viçit (origjinali eshte me mish te bluar qengji)
3 qepe
4 karrota te copetuara ne katrore
150gr bizele
Timian i fresket
Pure te domateve 15 gr
1kg patate
4 luge Worcestershire sauce

Fergohet qepa me karrota. I shtohet mishi dhe melmesat. Fergohet deri sa te bahet i kafte. Shtohen bizelet dhe ne fund pureja e domateve.

Ne anen tjeter behet pireja e patateve. Masa me mish bartet ne nje ene te thelle dhe pastaj i shtohet pireja sikur ne foto. Futet ne furre per 30 min deri sa te rreshket pireja ne temperaturen 160°C me ventillator apo 180° C .
Ndersa, mishin e bardhe e prejme ne copa dhe e marinojme me vaj ulliri, kripe dhe piper te zi. Njejte veprojme edhe me perimet, te cilat i prejme ne copa pak me te medha se zakonisht. I rendisim ne shtaga dhe i pjekim duke i rrotulluar vazhdimisht ne menyre qe te piqen nga te gjitha anet.