Pite me spinaq, pak me ndryshe se tjerat

132

Pite me spinaq, pak me ndryshe se tjerat

Për këtë recetë iu nevojiten:

500 gr spinaq i freskët

2 vezë

1 filxhan caji vaj

2 filxhana caji kos

200 gr xhizë

1 gotë miell misri

1 pluhur për pjekje

Kripë

Mënyra e përgatitjes:

Kjo recetë në përbërës i ngjanë krelanës së misrit, por dallon në dominimin e spinaqit. Për të realizuar këtë recetë tamam si duhet duhet të dominojë spinaqi më shumë se secili përbërës tjetër. Bëhet shumë e shijshme dhe e butë.

Spinaqin pasi ta kemi pastruar mirë, e grimë jo edhe shumë imët dhe e hedhim në një enë. Në një enë tjetër, hedhim kosin, vajin, vezët, xhizën, kripër, pluhurin për pjekje dhe miellin e misrit dhe përziejmë mirë. Këtë masë e hedhim tek spinaqi, ku përziejmë mirë. Tavën ku do ta pjekim piten, shtrojmë letër kuzhinë dhe në të e hedhim masën me spinaq dhe me lugë e shtypim që të marrë formën e tavës. E fusim në furrë të ngrohur paraprakish në maximum. E lëmë të piqet dhe pak para se të jetë gati, ia shtojmë edhe një grusht kackavall të grirë sipër dhe e lëmë të qëndrojë në furrë edhe për disa minuta.