Peticion: komunitetit shqiptaro-amerikan i Masaçusetsit shpreh indinjatën dhe dënon shpërfaqjen publike të shovinizmit grek

Peticion për Paradën e Ditës së Pavarësisë së Greqisë në Boston

Kryetarin e Bashkisë Martin J. Uolsh

15 Prill, 2019

 

Ky peticion u përgatit në emër të komunitetit shqiptaro-amerikan të Masaçusetsit

që numëron së paku 70,000 në qytetet e Bostonit, Uster dhe rrethinat përreth

Peticioni sponsorizohet nga Shoqata Shqiptaro-Amerikane Masaçusets, një organizatë udhëheqëse në diasporën shqiptare dhe një organizatë bamirësie publike dhe organizatë jofitimprurëse që nga viti 2006 sipas Seksionit  501(c)(3) të Kodit të Shërbimit të Ardhurave të Brendshme të Shteteve të Bashkuara.  

Të gjithë ata që duan të nënshkruajnë peticionin online, këtë mund ta bëjnë në vegën e bashkangjitur: https://www.change.org/p/promote-tolerance-and-understanding-and-not-ignorance?fbclid=IwAR3JzSPuOBmsjbfdbjlW71-7PHWsCbIBnIgaQ-_wix8h9NFvXbgqNmRgQb4

Shprehim dënimin tonë për shfaqjet e epërsisë dhe nacionalizmit ekstrem të manifestuar nga disa pjesëmarrës gjatë Paradës Vjetore të Ditës së Pavarësisë së Greqisë në Boston të dielën më 7 prill dhe organizuar nga Federata e Shoqatave Heleniko-Amerikane të Anglisë së Re

Për fat të keq, një paradë e cila feston një moment aq kritik dhe krenar të kombit dhe historisë greke, përfshiu:

  1. Shfaqje dhe parrulla ekstremiste dhe shoviniste kundër fqinjëve të Greqisë, Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë Veriore (shih fotografite);
  2. Parrulla që kërcënonin drejtpërsëdrejti tërësinë territoriale të Shqipërisë duke përdorur termin irredentist «Epiri Verior» për t’iu referuar një zone të Shqipërisë ku grekët dhe shqiptarët kryesisht jetojnë së bashku në harmoni etnike;
  3. Parrulla që denigronin Marrëveshjen e fundit të Prespës për të ndryshuar emrin e Maqedonisë së Veriut të miratuar më parë këtë vit nga parlamentet e zgjedhur në mënyrë demokratike të Republikës së Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë Veriore;
  4. Parrulla që lavdëronin Kostantinos Katsifas, i cili ishte një mbështetës i dhunës së armatosur dhe Partisë Neo-naziste greke të njohur si Agimi i Artë dhe u vra nga policia shqiptare në tetor të vitit të kaluar, pasi hapi zjarr kundër tyre; dhe, çfarë është më tronditëse; dhe
  5. Një gënjeshtër e poshtër që i referohet «spastrimit etnik dhe gjenocidit të heshtur» shqiptar në sekondën e pesëdhjetë të kësaj video nga Parada e Ditës së Pavarësisë së Greqisë në Boston, gjë që përbën tallje të gjithë njerëzve në këtë botë që kanë vuajtur aktualisht nga këto krime.

Shqiptarët janë të njohur me festimet e Ditës së Pavarësisë së Greqisë – Minoriteti Grek në Shqipëri numëron 60,000-100,000 nga një popullsi prej 3 milion (që nuk reflekton pastrimin etnik ose genocidin e heshtur siç u tha më lart) dhe ka të paktën 500,000 shqiptarë që jetojnë në Greqi nga një popullsi prej 11 milionë banorësh. Për shumë shqiptarë, kjo ditë është gjithashtu një mundësi për të festuar afërsitë midis kombeve shqiptare dhe greke pasi shumë prej heronjve të luftës greke për Pavarësinë flisnin shqip (Arvanitika).

Parada e Ditës së Pavarësisë së Greqisë duhet gjithmonë të promovojë dhe të frymëzojë krenarinë kombëtare greke. Sidoqoftë, ajo ka gjithashtu një detyrim për të nxitur ndjenjat e vëllazërisë dhe dialogut në vend që të keqinformojë njerëzit me mesazhe të intolerancës dhe përbuzjes kolonialiste ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. Duke promovuar axhendën politike të partisë neonaziste Agimi i Artë, organizatorët e paradës shkaktuan një dëm të madh ndaj komunitetit grek amerikan dhe qytetit të Bostonit si bujtës i paradës.

Ne besojmë se qyteti i Bostonit duhet të mbështesë parada greke në të njëjtën mënyrë që mbështet shumë festime të krenarisë kombëtare në rrugët në qendër të qytetit të Bostonit. Por ne gjithashtu mendojmë në të ardhmen se kryebashkiaku i Bostonit ka një detyrim për të bojkotuar paradën e Ditës së Pavarësisë së Greqisë nëse ajo do të vazhdojë të përkrahë vlera që janë në kundërshtim me vlerat e një qyteti gjithëpërfshirës si Bostoni.

Jemi të kënaqur që ky peticion na ka dhënë mundësinë për të informuar kryetarin e bashkisë së Bostonit dhe zyrtarë të tjerë të qytetit dhe të shtetit lidhur me disa nga retorikat negative dhe dëmtuese të Paradën e Ditës së Pavarësisë së Greqisë në Boston. Ashtu si Parada e Ditës së Shën Patrikut në Jug të Bostonit u detyrua të ndryshojë për të promovuar më shumë tolerancë dhe përfshirje në komunitetin e madh irlandez të Bostonit, qyteti i Bostonit tani duhet të përdorë fuqinë dhe ndikimin e tij për të bërë të njëjtën gjë në lidhje me Paradën e Ditës së Pavarësisë së Greqisë në Boston. Ne duhet të zgjedhim informimin mbi errësirën, – të ecim përpara së bashku, dhe jo prapa.

Bostoni është shtëpia jonë dhe vendlindja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe gjithçka që ato përfaqësojnë. Është një qytet me mbi ¼ të banorëve të saj të lindur të huaj që përfshin diversitetin e pasur të identiteteve etnike dhe historinë e saj të emigracionit. Është për këtë arsye që ne të gjithë duhet të sigurojmë që Bostoni të mbetet një vend ku të gjithë ndjehen të mirëpritur. Ne besojmë se sjellja e papërshtatshme e disa anëtarëve të komunitetit grek gjatë paradës nuk përfaqëson këto vlera ose vlerat e shumicës dërrmuese të greko-amerikanëve që nuk morën pjesë në paradën.

Për sa më lart:

  1. Ftojmë Presidentin e Federatës së Shoqatave Heleniko-Amerikane të Anglisë së Re (Vasilios Kafkas), Mitropolitin Methodios i Mitropolisë ortodokse greke të Bostonit dhe përfaqësues të organizatave të tjera që përfaqësojnë greko-amerikanë në Boston dhe Masaçusets për t’u distancuar publikisht nga ideologjitë nacionaliste që nxisin dhunë dhe shovinizëm;
  2. Ftojmë Konsullin e Përgjithshëm të Greqisë në Boston (Stratos Efthymiou) dhe Komisionerin Europian për Çështjet e Brendshme dhe Shtetësisë së Migracionit në Bashkimin Europian (Dimitris Avramopoulos), i cili ishte Mareshali i Madh i paradës, për të dënuar publikisht shfaqjet fyese kundër fqinjëve ballkanikë të Greqisë, Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë Veriore;
  3. Ftojmë Kryebashkiakun e Bostonit, Marty Uolsh, kryetarin e bashkisë së Louell Uilliam Samaras, Drejtorin e Pergjithshëm të policisë Uilliam G. Gros, senatori shtetëror i Masaçusets, Eduard Kenedy dhe senatori i shtetit Rod Ajland, Leonidas Raptakis, të cilët të gjithë morën pjesë në paradë, për të dënuar gjuhën e ekstremizmit, keqinformimit, urrejtjes dhe fanatizmit të shfaqura gjatë paradës dhe të mos marrin pjesë në paradën e Ditës së Pavarësisë Greke vitin e ardhshëm, nëse mesazhe të tilla do të tolerohen nga komuniteti grek i Bostonit;
  4. Ftojmë të gjitha grupet dhe anëtarët e komunitetit greko-amerikan që janë kundër fashizmit dhe diskriminimit të bashkohen me ne në dënimin tonë të intolerancës etnike duke nënshkruar këtë peticion; si dhe
  5. Ftojmë udhëheqjen e komunitetit grek të Bostonit dhe të Shteteve të Bashkuara për një takim në Boston për të diskutuar çështjet tona të përbashkëta dhe ndoshta t’u kërkojmë studentëve grekë e shqiptarë në Masaçusets të organizojnë një ngjarje të tillë së bashku në një nga universitetet e mëdha të Bostonit.

Bashkësitë shqiptare-amerikane dhe greko-amerikane të Bostonit dhe Masaçusetsit duhet të jenë krenarë për historinë dhe përvojat e tyre të përbashkëta në arritjen e ëndrrës amerikane si emigrantë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për më shumë se një shekull. Ne gjithashtu duhet të punojmë së bashku për të nxitur tolerancën, respektin e ndërsjellë dhe bashkëpunimin me një qasje moderne dhe të shekullit të 21-të, dhe të mos jetë e prishur nga historia e kaluar e kombeve tona përkatëse dhe nga injoranca dhe intoleranca që shpesh nxiten në shtëpi nga të dy anët. Ne qëndrojmë të vendosur për të mbrojtur jo vetëm dinjitetin tonë, por edhe për të mbrojtur bashkëjetesën jetike paqësore dhe respektin e ndërsjellë të të gjitha komuniteteve në Boston, Shtetet e Bashkuara, Greqi dhe Shqipëri.

Ju faleminderit shumë.

Të gjithë ata që duan të nënshkruajnë peticionin online, këtë mund ta bëjnë në vegën e bashkangjitur: https://www.change.org/p/promote-tolerance-and-understanding-and-not-ignorance?fbclid=IwAR3JzSPuOBmsjbfdbjlW71-7PHWsCbIBnIgaQ-_wix8h9NFvXbgqNmRgQb4