Përkujtohet Xhemajl Mustafa, në 66 vjetorin e tij të lindjes

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! Albin Kurti, ka përkujtuar Xhemajl Mustafën në 66 vjetorin e tij të lindjes. Përmes një postimi në facebook, Kurti ka thënë se vrasja e Mustafës ka qenë mizore dhe askush nuk u gjykua për këtë krim.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të Kurtit:

Sot Xhemajl Mustafa e ka ditëlindjen. Po të ishte gjallë do t’i kishte mbushur 66 vjet. Një vit e gjysmë pas luftës e kanë vrarë mizorisht para banesës së tij në lagjen ‘Dardania’. Askush nuk u gjykua e dënua për këtë krim. E kam takuar disa herë në fundvitet e ’90-a. Gjithmonë i dashur dhe i qetë, përherë i kredhur në mendime dhe i prajshëm në komunikim. Burrë i mirë, siç themi ne shqiptarët. Në vijim është një poezi e Xhemajl Mustafës për Adem Demaçin e shkruar në vitin 1972.