Perëndia e veshi me bardhësi!…

Perëndia e veshi me bardhësi!…

(Kushtuar Dëshmorit të Kombit
Safet Q. Rexhepi)

Poezi nga Sami Arifi

Dëshmorit për liri,
Perëndia i dha bardhësi!
Bukurinë ia madhëroi Zoti,
edhe dimrit kur ndryshon moti!
Me gjurdinë e plis të bardhë,
Perëndia i dha pamjen n’Tokë;
si njeriut të parë!
E hijeshoi pamjen e tij,
si engjull në gjithësi!

N’pavdekësi mbetën gjithnjë,
ata që për jetë sollën liri!

Perëndia e veshi me bardhësi,
shenjëtorin e lavdisë!… për njerëzi!…
Me gjurdinë e plis të bardhë,
me pamje t’lashtësisë sonë;
pellazgo-iliro-shqiptar!…