Për t’pasur populli unitet!

Për t’pasur populli unitet!

Nga Sami ARIFI

Ideali dhe kapitali,
s’bashku janë sikur ari!
Ndriçon vendi shkëlqen njerëzia,
zbatohet ligji, forcohet shtetësia!

T’bie kapitali n’duar t’mafisë,
luhet me ndjenja t’njerëzisë!
Ideali fare s’shpëtohet,
për para shumëkush mashtrohet!

Për t’pasur t’rënd shteti peshë,
me njerëz hyjni duhet me veshë!
Ideali për ty përtri,
Kombi ynë për t’marrë fuqi!

Po si largoi t’këqijtë populli,
për shqipe i zi do t’jetë moti!
Për t’pas vendi fuqi,
kapitali për shtet me’u shkri!

Për t’hequr n’trup t’këqiat prej veti,
për t’funksionuar më mirë shteti!
Për t’pasur populli unitet,
mos t’kenë hajnat udhëheqje n’shtet!