Me rreth 200,000 anëtarë dhe me numrin e madh të sekretariateve, Unia është sindikata më e madhe dhe më e fuqishme në Zvicër. Unia është në shërbim të të gjithë punëmarrësve, pavarësisht prejardhjes dhe profesionit të tyre.
Falë angazhimit të sindikatës Unia së fundi është mundësuar edhe arritja e Marrëveshjes së re ndërshtetërore mbi Sigurimet Shoqërore Zvicër – Kosovë, e cila ka hyrë në fuqi nga 1 shtatori 2019. Unia vijon të angazhohet e të luftojë të gjitha padrejtësitë që ndërlidhen me jetën e punës, për të drejta nejrëzore e shoqëri gjithëpërfshirëse si dhe për siguri sociale gjithandej.
Qoftë shitës, punëtor ndërtimi, kujdestar ose murator – Unia përfaqëson interesat e punonjësve nga më shumë se njëqind degë ekonomie e industrie. Unia, sindikata më e madhe në Zvicër, me marrëveshje kolektive negocion kushtet e punës të më shumë se një milion njerëzve. Unia është e përkushtuar për paga dhe kushte më të mira pune, drejtësi sociale, paga të barabarta, punë të shëndetshme dhe jetesë të mirë.
Si anëtar/e merrni shumë shërbime dhe oferta ekskluzive: Ju keni të drejtë për këshilla dhe mbrojtje ligjore në rast mosmarrëveshje në jetën e punës dhe ligjin për të huajt, ju mund të merrni pjesë në kurse trajnimi falas, Unia ju ndihmon me rimbursimin e kontributeve profesionale dhe ju mund të përfitoni nga oferta e zbritur për pushimet në pushimoret e Reka-s. Pos tjerash, si anëtar/e do të merrni një abonim falas të gazetës sindikaliste të Unia bashkë me gazetë shtojcë Horizonte si dhe shumë broshura e fletë-palosje mbi kushtet e punës dhe përpjekjet përmirësuese në degë e sektorë të ndryshëm industrie në gjuhën shqipe. Pos tjerash ju do të keni të drejtë për një sigurim të favorshëm të mbrojtjes ligjore dhe zbritje speciale në Reka dhe Bank Cler.
Edhe nëse punoni me pagë për orë, ju keni të drejtë për kushte korrekte të punës. Sindikata Unia ju ndihmon që të realizoni të drejtën tuaj.
Unia u ofron anëtarëve të vet këto përparësi:
• Mbrojtje ligjore pa pagesë dhe këshilla ligjore pa pagesë në rast të largimit nga puna, në rast të konflikteve, në rast të diskriminimit si migrant/e, …
• me punëdhënësit ose në lidhje me sigurimet sociale.
• Informata të rregullta përmes gazetave tona sindikale.
• Përkrahje financiare për ngritje të mëtutjeshme dhe kurse pa pagesë.
• Lirime çmimesh për pushime dhe aktivitete në kohë të lirë nëpër hotelet dhe shtëpizat e pushimeve të Unia-s.
• Ne angazhohemi së bashku për përmirësimin e kushteve tuaja të punës.
Ju lutem vini re se në sektorët me marrëveshje kolektive, zbatohen rregulla tejet të ndryshme, zakonisht shumë më të mira.
Sekretariatet e Unia shpejtë mund t’ju japin informacion nëse ekziston një marrëveshje kolektive për një sektor të caktuar dhe ofrojë më shumë informacion mbi dispozitat përkatëse për pagat për orë.
Nyje të vlefshme në internet
www.unia.ch
Ne faqen e internetit te Unia-s mund te gjeni një numër te madh te informacioneve në lidhje me: aktivitetet sindikale, me fushatat, me Ligjin e punës, me shërbimet e KPP-se etj.
www.service-arbeitszeit.ch
≪Shërbimi orari i punës≫ (≪Service Arbeitszeit≫) ofron përgjigje për pyetjet ne lidhje me regjistrimin e orarit të punës dhe me menaxhimin e orarit te punës.
www.lohnrechner.ch
Me kalkulatorin e pagës të Bashkimit të Sindikatave të Zvicrës, te cilës i është bashkëngjitur edhe Unia, mund te informoheni për pagën normale te një personi ne Zvicër, me arsimim dhe me veprimtari të njëjtë si ju.
Nëse jeni të interesuar të informoheni apo edhe të anëtarësoheni në Unia, lajmërohuni në mënyrë elektronike në: www.mitglied-werden.ch