Nga 06 gushti deri më 14 gusht në Prizren është duke u zhvilluar Festivali Ndërkombëtar i Filmit «Dokufest-2021». Manifestimi si i tillë ka filluar në vitin 2002 dhe prore ka tërhequr mijëra vizitorë nga e gjithë bota, para së gjithash artistë, krijues e artdashës të shumtë ndërkombëtarë dhe rajonalë. Sivjet DOKUFEST XX i radhës ka përgatitur një program të jashtëzakonshëm të filmave nën temën “RE-SET; RE-MIX; RE-ACT”, të cilat deri me 14 gusht do të shfaqen në 11 kinematë e qytetit.
Për Festivalin e sivjetmë, nga një numër rekord i mbi 3.000 aplikimeve, janë përzgjedhur për tu prezantuar në festivalin e Prizrenit 106 filma nga 60 vende të ndryshme të botës. Filmat do të konkurrojnë në 8 kategori garuese, ku do të shfaqen disa nga dokumentarët më të mirë si dhe një koleksion të shkëlqyeshëm të filmave të shkurtë dhe atyre eksperimental, të prodhuar kohëve të fundit. Pothuajse të gjithë filmat që do të shfaqen në festival do të kenë edhe premierat e tyre të filmave nga Kosova, duke e bërë atë platformën më të madhe të shfaqjes së filmave në vend. Këtë vit filmat do të shfaqen në tetë kinema. Gjashtë prej tyre do të jenë në ambient të hapur, ndërsa dy të tjera në ambient të mbyllur.
Përveç filmave të saj, festivali i shoqëruar me programin e aktiviteteve të llojllojshme gjithmonë shoqërohet me manifestime të tjera kulturore e artistike nga më të ndryshmet. Gjithashtu nuk mungojnë edhe ngjarje të ndryshme turistike, kulturore e pre3formanca muzikore që zhvillohen përreth si dhe në kuadër të vet festivalit duke kthyer kështu qytetin e Prizrenit në një vend metropol.
Në ceremoninë e hapjes së edicionit të 20-të të Festivalit DOKUFEST XX me 6 gusht në mesin e shumë vizitorëve ishte edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, zotëri Albin Kurti i shoqëruar ndër të tjerë edhe nga Ministrja e Punëve të Jashtme, zonja Donika Gërvalla Schwarz dhe nga Zëvendësministrja për Diasporën, zonja Liza Gashi.
Ekipi i prointegra.ch i përbërë nga Osman Osmani dhe Hilmi Gashi, njëherazi anëtar i Bordit të Organizatës GERMIN ishte prezent edhe në ceremoninë hapëse dhe në natën e dytë të DOKUFEST XX. Aty patën rastin të takojnë shumë pjesëmarrës, ndër të cilët edhe personalitete e përfaqësues organizatash e institucionesh që kontribouojnë apo kanë të bëjnë me marrëdhëneit mëmëdhe – diasporë (në ketë rast Kosvë – Zvicër), ndër të cilët po veçojmë drejtueesit e Organizatës GERMIN, Sihana Bejtullahu e Lirim Krasniqi, përfaqësues të ushtrisë zviceranë SWISSCOY, zvicrano-kosovaren e mirënjohur Barbara Burri Sharani me bashkëshortin Gencin e vajzën Jonën, e shumë të tjerë.
Germin me këndin e Diasporës në Dokufest 2021
Gjatë këtij edicionit jubilar të 20-të të festivalit ndërkombëtar të filmit të shkurtër dhe dokumentar DOKUFEST 2021, Germin nga 6 deri më 14 gusht është duke menaxhuar një kënd, ku është në dispozicion një pako e veçantë për diasporën dhe të interesuarit tjerë.
DOKUFESTI i Prizrenit është një Festival Filmi Ndërkombëtar që mbahet çdo vit gjatë muajit gusht në qytetin e njohur të Kosovës, në Prizren. Manifestimi si i tillë për herët të parë filloi në vitin 2002. Ky festival tërheq artistë të shumtë ndërkombëtarë dhe rajonalë. Në këtë festival të organizuar çdo vit, programi i filmave shfaqen gjatë gjithë ditës në kinemat verore në qiell të hapur dhe në dy kinema e rregullta.
Nata e dyte kulmoi me premierën vendore të filmi “Pa Vend”
Filmi i shkurtër i Samir Karahodës, “Pa Vend”, që bënë fjalë për vështirësitë e sfidat me të cilat përballet edhe sporti në Kosovë, në ketë rast sporti i Pingpongut, ishte pjesë e konkurrencës zyrtare në kategorinë e filmave të shkurtër në Festivalin e Kanës. Suksesi i filmit të Samit Karahodës që hyri shënoi 10-shën e parë ne mesin e 3539 filmave per çmimin ”Pallma e Artë” me të drejtë konsiderohet një arritje mjaft e madhe dhe njëkohësisht një sukses i jashtëzakonshëm për kinematografinë e Kosovës. Ky film do të merr pjesë edhe në Festivalin e Evropës dhe atë të Torontos.
Për programin e DOKUFEST 2021 dhe për më shumë informacione vizitoni edhe ueb faqen e DOKUFESTIT XX të Prizrenit: https://dokufest.com/al/