«Pena e Artë – Martin Camaj», mësuesit, publicistit e shkrimtarit nga Vjena, Hazir Mehmetit

Tashmë është bërë tradicional një çmim me shumë vlerë që ndahet për çdo vit nga Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë (LKSHM), e që zakonisht punohet nga artisti dhe mjeshtri argjentarisë Sokol Ahmetaj me banim në Paris. Kësaj radhe me plot meritë ky çmim i takoi njërit nga personalitetet më të shquara të komunitetit shqiptar në Vjenë, mësuesit shumëvjeçar, njëherit edhe haruesit të Abetares, si dhe shkrimtarit e publicistit, njëherësh edhe bashkëpunëtorë i shumë mediave shqiptare, përfshi edhe portalin tonë : prointegra.ch. Ndaj edhe me këtë rast i i urojmë në emër të redaksisë shëndet dhe zell për veprimtari të mëtejme krijuese !

Kësaj radhe, në këtë vit jubilar, LKSHM- me kryetar Musa Jupolli, nënkryetar Sylë Bajrami dhe sekretar Mentor Thaqi, u përcaktua që në dhjetëvjetorin e themlimit ky çmim i parë i Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë ti takoi me plot meritë Hazir Mehmetit, gjë që ky njoftim u prit me duartrokitje nga të pranishmit në sallën ku u mbajt manifestimi, ndonëse aty për momentin mungonte Haziri, pasi ishte me vonesë në rrugëtimin e tij të gjatë brenda një dite : nga Prishtina në Vjenë e prej aty menjëherë përmes Mynihut në Moosburg,

Me pak fjalë për rrugëtimin jetësor të Hazir Mehmetit: Ai u lind në fshatin Besnik ( Beçiq) Kosovë në vitin 1952. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, gjimnazin në Mitrovicë, ndërsa studimet mbi Shkencat Natyrore në Universitetin e Prishtinës. Në fillim të karrierës punoi si profesor në gjimnazet Skenderaj, Drenas e Vushtrri,  ku gjithashtu ishte edhe Këshilltar pedagogjik në Vushtrri.

Me të arritur në Austri i njihet statuti i të përndjekurit politik në vitin 1996. Me të migruar ai u angazhua paralelisht në disa fusha: në detyrën e mësuesisë në shkolla të Vjenës, si dhe aktivisht merrej me gazetare publicistik. Hazir Mehmeti është anëtar i Asociacionit Ndërkombëtar të Gazetarëve e Fotografëve, Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, duke qenë edhe kryetar si dhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Diasporë me seli në Gjermani, P.E.N. – Klubit në Austri e të tjera. Haziri deri me tash ka nxjerrë në dritë disa libra me vlerë e sidomos një monografi me figura të njohura shqiptare që kanë jetuar e vepruar në Austri, por krahas tyre edhe emrat e albanologëve dhe mbështetësve austriak të çështjes shqiptare. Haziri është shpërbyler me një varg mirënjohjesh për punën e tij të zellshme në arsimin dhe kulturën shqiptare, së voni edhe me mirnjohje nga Qëndra albanologjike mbi kulturën arbëreshe, themeluar nga Antonio Bellusci më 1980.

Do theksuar se bashkë me Hazirin kam vizituar më tepër se gjysmën e ngulimeve arbëreshe në Kalabri e Sicili dhe ka qenë një mbështetje e vazhdueshme për mua gjatë këtyre udhëtimeve ku çdo gëzim e kemi përjetuar bashkërisht si edhe kësaj radhe me “Pendën e artë” të tij!

Ky çmim sipas meje nuk i përket vetëm Hazirit por edhe mbarë familjes së tij të respektueshme, që vazhdimisht ka qëndruar prapa tij duke e motivuar në jetë jo vetëm për punën e tij profesionale – ekzistuese por edhe krijuese e botuese, ndaj edhe një mirënjohje  kolektive për familjen Mehmeti, që arriti shumë edhe në kushtet e kufizuara të kurbetit!

( Teksti e fotot: R. Rifati)