Pëllumb pavarësie

Pëllumb pavarësie

Kaloj pragun e derës
Së ballkonit
Si duke dalë jashtë shtetit
Si duke kaluar kufirin
Pa pikë kontrolli
Pa pasaportë
Pa asnjë dokument identifikimi
Dielli rrezëllitës
Sërish shfaqet
Në këtë stinëdimër
Pas tri-katër ditësh
Është duke perënduar tash
Duke kaluar nëpër prag horizonti
I verdhë e i ndezur
I artë e i zjarrtë
Si pesëlirësh
Si medaljon
Si diamant
Që sytë e shpirtit t’i shndrit ngadalë
Për t’ia dhuruar hënës
Pothuajse të plotë
Dhe të bardhë
Si lëmsh
Si topth brumi
Si plis me mahramë
Që doli në tjetrën anë
Është e para herë
Që veten e shoh
Mes tyre
Si nëpër pasqyre
Si çun që rritet mes prindërve
Një pëllumb fluturon zemërhapur
Nëpër botë
Nëpër Kosovë
Me krah pavarësie kah paqja e vërtetë
I tëri i ndritur me dritë diellhëne