Afaristët që veprojnë në kuadër të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qendrore, që nga themelimi merren me trajtimin dhe shqyrtimin e temave jo vetëm në kuadër të fushëveprimit të tyre por edhe me tema të tjera që ndërlidhen me fusha të tjera me interes. për anëtarësinë e gjerë. Në këtë kuadër Rrjeti i Bizneseve në Luzern, të premten mbrëma, më 17 Shtator 2021 organizoi një bashkëbisedim nga fusha e shëndetësisë me kardiologun e njohur shqiptar, PD Dr.med.Florim Cuculi, një nga drejtuesit e Klinikës së Kardiologjisë në spitalin e Lucernit, meq rast temë trajtimi ishte covidi dhe vaksinimi
Më gjerësisht rreth kësaj teme njoftimi i vet Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qendrore:
Në mbrëmjen e së Premtes 17 Shtator 2021 në Luzern, Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qendrore pati nderin të ketë mysafir Kardiologun tashmë shumë të njohur për opinionin Dr. Florim Cucullin, njëkohësisht edhe kryetar i shoqatës së mjekëve, që diskutuan rreth temës aktuale të situatës së Covidit dhe rëndësia e vaksinimit.
Dr.Cuculli njëherë shkurtimisht foli për rrugëtimin e karrierës së tij dhe pas tregojë rreth Covidit, sëmundjet apo pasojat e saj, duke potencuar qartë se duhet të merret me shumë seriozitet kjo sëmundje dhe të ndiqen rregullisht masat e duhura pa marrë parasysh me apo pa vaksinim nuk duhet aspak të nënvlerësohet.
Dr.Cuculli në pjesën e dytë diskutoi rreth vaksinimit dhe rëndësisë së tij . Shpjegoi se sa parandaluese është , a është e dëmshme, sa ndikon në aspektin e zemrës dhe deri tek sëmundja, vështirësitë dhe deri tek mbushja e spitaleve.
Kuptohet që pas radhiteshin pyetjet një nga një edhe pse tashmë shumica e afaristëve brenda Rrjetit janë të vaksinuar, por ishte e qartë që ekzistojnë shumë pyetje në veçanti në rrjetet sociale që ka tollovitur mendjen e lirë të qytetarit.
Dr. Florim Cuculli ka vazhduar rregullisht duke thirrur qartë opinionin që të vaksinohen sepse e kemi si alternativ të vetme për momentin që mundet të parandaloj përhapjen e këtij virusi. Kësaj thirrje i bashkëngjitet edhe Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qendrore që fton të gjithë afaristët të marrin me shumë seriozitet sugjerimet e mjekëve të tyre dhe mos të nënvlerësojnë situatën, por të ndajnë kohë për shëndetin e tyre.
Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qendrore u dëshiron shumë shëndet të gjithë afaristëve kudo që janë e në veçanti në Zvicër, me shpresën që do të përfundoj e gjithë kjo dhe të fillojnë të vazhdojnë biznesin e tyre të lirë, sepse janë të rëndësishme për botën ekonomike e në veçanti për ekonomin shqiptare. Njëkohësisht me këtë rast ndajmë dhimbjen dhe i ngushëllojmë të gjithë ato që kanë humbur të dashurit e tyre nga kjo fatkeqësi epidemike.
Me shëndet dhe respekt për Rrjetin e Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qendrore
Kryetari Florim Useini